By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Miroslav Klose reagon pasi Messi theu rekordin e tij në Kupën e Botës: I heq kapelen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Miroslav Klose reagon pasi Messi theu rekordin e tij në Kupën e Botës: I heq kapelen
Sport

Miroslav Klose reagon pasi Messi theu rekordin e tij në Kupën e Botës: I heq kapelen

admin
Last updated: 23/06/2026 09:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Legjenda e futbollit gjerman, Miroslav Klose, ka reaguar me sportivitet pasi Lionel Messi e kaloi në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Kupës së Botës.

Kapiteni i Argjentinës realizoi dy gola në fitoren 2-0 ndaj Austrisë në Botërorin 2026, duke arritur në kuotën e 18 golave dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë kompeticion. Klose, i cili për shumë vite mbante rekordin me 16 gola, nuk i kurseu fjalët e mëdha për yllin argjentinas.

“Messi është thjesht Messi. Gjithmonë e kam admiruar mënyrën se si gjen zgjidhje dhe si sillet si person, madje edhe në fushë. Ai gjithmonë i sillte jetë ekipit të tij”, tha ish-sulmuesi gjerman.

Klose kujtoi edhe fillimet e Messit me kombëtaren argjentinase në Kupën e Botës 2006, kur ai nuk ishte titullar i rregullt.

“Në vitin 2006, ai ishte në stol ndërsa luante Riquelme, derisa Messi fitoi atë besim. Më pas, ajo që e shndërroi futbollin dhe mënyra se si e bëri këtë, meriton vetëm respekt. I heq kapelen. Një kompliment i madh!”, u shpreh ai.

Ish-golashënuesi i Gjermanisë pranoi se gjithmonë ka qenë admirues i tetë herë fituesit të Topit të Artë dhe tha se është i lumtur që rekordi i tij tani i përket argjentinasit.

“Gjithmonë kam qenë tifoz i Messit dhe tani që ai më ka tejkaluar, duhet të them: edhe kjo është shumë, shumë bukur”, përfundoi Klose.

Messi kryeson tashmë i vetëm listën historike të golashënuesve në Kupat e Botës me 18 gola, ndërsa Klose dhe Kylian Mbappe ndajnë vendin e dytë me nga 16 realizime secili.

You Might Also Like

“Koha për të thënë lamtumirë”, ylli i Chelseas konfirmon largimin – Blutë marrin mbi 30 milionë euro

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Harry Kane fiton Këpucën e Artë të Evropës për herë të dytë

Napoli nuk bindet, refuzon ofertën e Fenerbahces për yllin e skuadrës

Barcelona pajtohet me largimin e Ferran Torres te PSG-ja, ia vendos çmimin yllit spanjoll

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haaland me një tjetër dygolësh, Norvegjia triumfon ndaj Senegalit dhe kalon tutje
Next Article LSDM: Mickoski dhe Kocoska pranojnë se buxheti është bosh, Qeveria po e rrit deficitin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?