By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski i ka informuar edhe NATO-n për veprimin bullgar: “Kjo është kërcënim për sigurinë e familjes sime”  
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski i ka informuar edhe NATO-n për veprimin bullgar: “Kjo është kërcënim për sigurinë e familjes sime”  
Maqedoni

Mickoski i ka informuar edhe NATO-n për veprimin bullgar: “Kjo është kërcënim për sigurinë e familjes sime”  

admin
Last updated: 23/06/2026 14:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se nuk pret zhvillim pozitiv në marrëdhëniet me Bullgarinë në kontekstin e procesit eurointegrues, duke vlerësuar se sinjalet e fundit nga Sofja nuk japin arsye për optimizëm.

I pyetur nga gazetarët nëse pret përparim në bisedimet me Bullgarinë, Mickoski tha se situata, sipas tij, po radikalizohet edhe më shumë.

“Jo, nuk pres. Sinjalet që vijnë prej atje nuk më bëjnë optimist, përkundrazi, gjendja po radikalizohet,” tha kryeministri.

Ai si shembull përmendi dërgimin e një note diplomatike nga Bullgaria, e lidhur me qëndrimin e bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur në Pamporovo.

“Dje pamë një precedent në diplomaci, kur u publikua një notë diplomatike për qëndrimin tre-ditor të bashkëshortes sime me djalin e vogël tek miqtë tanë në Pamporovo. Kjo është praktikë e pazakontë në botën e diplomacisë dhe ndoshta e vetmja e tillë,” deklaroi Mickoski.

Kryeministri shtoi se për rastin tashmë i ka informuar edhe partnerët e NATO-s, duke vlerësuar se me një veprim të tillë rrezikohet siguria e familjes së tij.

“Me këtë nxjerrje të notës diplomatike rrezikohet siguria e familjes sime,” tha Mickoski.

Ai theksoi se Qeveria mbetet e fokusuar në reformat dhe zhvillimin ekonomik, pavarësisht zhvillimeve në marrëdhëniet me fqinjin lindor.

“Ne të mbetemi të fokusuar në atë që është detyra jonë, e ajo është të realizojmë agjendën reformuese, të bëjmë reformat në vend, të ndërtojmë ekonominë dhe të zgjidhim problemet,” deklaroi kryeministri.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Anketa e “WeBalkans”: Besim në BE por mosbesim në institucionet vendore
Next Article “Jam miku yt, jo armiku”/ Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi i vetmuar: Nuk jam ti, mos më thuaj se sheh veten tënde tek unë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?