By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Joao Cancelo e thotë hapur: Cristiano Ronaldo dhe Neymar nuk kanë asgjë për të dëshmuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Joao Cancelo e thotë hapur: Cristiano Ronaldo dhe Neymar nuk kanë asgjë për të dëshmuar
Sport

Joao Cancelo e thotë hapur: Cristiano Ronaldo dhe Neymar nuk kanë asgjë për të dëshmuar

admin
Last updated: 23/06/2026 15:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Joao Cancelo ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos dhe Neymarit, duke insistuar se dy superyjet e futbollit botëror nuk kanë asgjë për t’u dëshmuar kritikëve të tyre në Kupën e Botës 2026.

Përpara ndeshjes së Portugalisë ndaj Uzbekistanit, Ronaldo është përballur me kritika të shumta pas paraqitjes së tij në barazimin 1-1 kundër Kongos.

Kapiteni portugez tashmë ka arritur në 10 ndeshje radhazi pa shënuar në turnetë e mëdhenj me Portugalinë, Kupë Bote dhe Kampionat Evropian, seria më e gjatë pa gol në karrierën e tij ndërkombëtare.

Në anën tjetër, Neymar ende nuk ka luajtur për Brazilin në këtë Botëror për shkak të një lëndimi në pulpë, megjithëse pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Skocisë.

Megjithatë, Cancelo beson se as Ronaldo dhe as Neymar nuk kanë nevojë të justifikohen para askujt.

“Nuk mendoj se Neymari apo Cristiano duhet t’i dëshmojnë diçka dikujt. Talenti i tyre dhe ajo që kanë arritur në futboll flasin vetë”.

“Të gjitha ato diskutime janë vetëm zhurmë. Si Cristiano ashtu edhe Neymari e dinë kush janë dhe çfarë përfaqësojnë për vendet e tyre”, deklaroi mbrojtësi portugez.

Së fundmi janë shtuar zërat se prania e Ronaldos mund të jetë më shumë pengesë sesa ndihmë për Portugalinë, por Cancelo e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

“Jemi më të bashkuar, jemi më të fortë. Po luajmë në Kupën e Botës dhe sigurisht që ka shumë zhurmë e tension, por kjo është pjesë e lojës”.

“Fokusi ynë është te skuadra. Jemi më të bashkuar se sa kur mbërritëm këtu. Nuk ka tension”.

Cancelo vazhdoi me lavdërimet për kapitenin portugez, duke e cilësuar atë si shembull për të gjithë grupin.

“Ai është një shembull si kapiten. Ka reaguar si një kapiten, me shumë përvojë. Dëshiron të kontribuojë dhe është model për skuadrën tonë”.

“Ai krijon hapësira me lëvizjet e tij. Statistikat e mbështesin. Ndoshta është shembulli më i madh për mënyrën se si duhet të rikuperohesh dhe të stërvitesh”.

Megjithatë, mbrojtësi pranoi se skuadra ndan të njëjtin zhgënjim për rezultatet dhe paraqitjet e deritanishme.

“Por kjo nuk e largon ndjenjën e frustrimit që të gjithë e kemi si ekip”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Granit Xhaka i pari në një statistikë të Botërorit

Nuk është në planet e Mourinhos, Juventusi e bën prioritet shitjen e yllit të Realit

Nuk ndalen skandalet ndaj KB Shkupit

Roberto Martinez e mbron sërish Ronaldon: Është më i miri për të krijuar hapësirën që i nevojitet Portugalisë

Luftë civile portugeze për shkak të Ronaldos, bojkoti në fushë dhe dramë në rrjete sociale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / Politika t’i mbajë duart largë nga sistemi gjyqësor!
Next Article Hapet konkurs për 39 inspektorë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?