By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lideri i rajonit gjeorgjian, të mbështetur nga Rusia, jep dorëheqjen për t’u bërë këshilltar i Putinit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Lideri i rajonit gjeorgjian, të mbështetur nga Rusia, jep dorëheqjen për t’u bërë këshilltar i Putinit
Bota

Lideri i rajonit gjeorgjian, të mbështetur nga Rusia, jep dorëheqjen për t’u bërë këshilltar i Putinit

admin
Last updated: 23/06/2026 16:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tbilisi, 23 qershor, Zhurnal.mk – Lideri i Osetisë së Jugut, rajonit separatist të Gjeorgjisë që mbështetet nga Rusia, Alan Gagloyev njoftoi sot dorëheqjen nga posti, për të marrë detyrën e këshilltarit të presidentit rus, Vladimir Putin, raportoi “Reuters”.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë së Osetisë së Jugut, Alan Gagloyev tha se po largohet me efekt të menjëhershëm nga presidenca, për t’iu bashkuar administratës presidenciale ruse, ndërsa detyrën do t’ia kalojë kryeministrit të vendit.

Gagloyev deklaroi se roli i tij i ri, do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar mes Osetisë së Jugut dhe Rusisë, e cila sipas tij do të afrojë realizimin e “ëndrrës së hershme” për përfshirjen e territorit në Federatën Ruse.

Me një popullsi prej rreth 50 000 banorësh, Osetia e Jugut u shkëput nga Gjeorgjia gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në fillim të viteve 1990, duke siguruar pavarësi “de facto” me mbështetjen e Moskës.

Në vitin 2008, Rusia dhe Gjeorgjia zhvilluan një luftë të shkurtër për kontrollin e territorit, ku forcat gjeorgjiane u zmbrapsën nga zonat e Osetisë së Jugut, që kontrollonin më parë.

Pas konfliktit, Rusia dhe disa vende të tjera njohën si shtete të pavarura Osetinë e Jugut dhe Abkhazia, një tjetër rajon separatist gjeorgjian.

Udhëheqësit e njëpasnjëshëm të Osetisë së Jugut, kanë shprehur vazhdimisht dëshirën që territori të bëhet pjesë e Rusisë, por si autoritetet lokale ashtu edhe Moska, deri më tani kanë shmangur organizimin e një referendumi për aneksimin e rajonit.

You Might Also Like

Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë

Tajani: Të mbrojmë kufijtë tanë së bashku dhe të forcojmë Frontex-in

Gazeta gjermane: Në takim me Vuçiqin, Zelensky sakrifikoi Kosovën

Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga qershori

Eklipsi i 12 gushtit, paralajmërimi i mjekëve: Syzet e diellit nuk mjaftojnë për ta parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reagon ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike
Next Article Ish-kreu i SNP-së dënohet me pesë vjet burg për përvetësim të fondeve të partisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?