By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Boshatiset shkolla më e vjetër e bujqësisë në Manastir: Regjistrohen vetëm 3 nxënës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Boshatiset shkolla më e vjetër e bujqësisë në Manastir: Regjistrohen vetëm 3 nxënës
Maqedoni

Boshatiset shkolla më e vjetër e bujqësisë në Manastir: Regjistrohen vetëm 3 nxënës

admin
Last updated: 24/06/2026 11:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Shkolla më e vjetër e mesme e bujqësisë në Manastir po shkon drejt boshatisjes së plotë, pasi në vitin e ri shkollor janë regjistruar vetëm tre nxënës.Ky numër rekord i ulët ka vënë në lëvizje autoritetet arsimore, pasi për shkak të mungesës ekstreme të interesit, këta tre nxënës tashmë do të detyrohen të ndryshojnë drejtimin dhe të regjistrohen në një tjetër profesion, duke bërë që paralelet e vitit të parë të mos hapen fare.

Lidhur me këtë situatë, Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka adresuar akuza të rënda drejt stafit të shkollës, duke deklaruar se mësimdhënësit nuk kanë qenë mjaftueshëm agjilë dhe kanë dështuar të tërheqin nxënës të rinj.

“Arsimtarët nuk u përpoqën të siguronin nëntëvjeçarë që do të mësonin në atë shkollë, e cila është më e vjetra dhe ka të regjistruar vetëm tre nxënës në vitin e parë, ndërkohë që bëhet fjalë për Pellagoninë ku bujqësia duhet të zhvillohet”, tha Janevska.

Ajo paralajmëroi se kjo situatë do të çojë në kalimin e këtij drejtimi dhe të mësimdhënësve në Qendrën Rajonale në Manastir.

“Ne nuk mund të lejojmë që të ekzistojë një paralele me vetëm tre nxënës. Ata do të vazhdojnë të punojnë me vitet e dyta, të treta dhe të katërta, ndërsa nga viti i ardhshëm drejtimi i bujqësisë do të kalojë në Qendrën Rajonale, ashtu siç edhe po planifikojmë”, u shpreh Janevska.

Sa i përket fëmijëve të regjistruar, ajo tha se ata do të duhet të zgjedhin një drejtim tjetër.

Sipas Janevskës, ky drejtim do të kalojë në Qendrën Rajonale, në të cilën, siç tha ajo, janë investuar shumë mjete. Atje do të transferohen edhe mësimdhënësit. Lidhur me ndërtesën, e cila është në pronësi shtetërore, do të vendoset plotësisht më pas se çfarë do të bëhet med të.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Dy vite mashtrime, zero rezultate
Next Article Gani Geci takohet me Don Xhonin: Po bën diçka të veçantë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?