By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Boçvarski: Premtimet e Toshkovskit për siguri dhe polici profesionale mbetën vetëm fjalë boshe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Boçvarski: Premtimet e Toshkovskit për siguri dhe polici profesionale mbetën vetëm fjalë boshe
Maqedoni

Boçvarski: Premtimet e Toshkovskit për siguri dhe polici profesionale mbetën vetëm fjalë boshe

admin
Last updated: 24/06/2026 16:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Deputeti i LSDM-së, Blagoj Boçvarski, në debatin e sotëm parlamentar për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, vlerësoi se pas dy viteve mandat, premtimet për polici profesionale, reforma dhe siguri më të madhe kanë mbetur vetëm fjalë boshe.

„Ministri Toshkovski në fillim të mandatit premtoi polici profesionale dhe efikase, reforma, rritje të sigurisë dhe besimit të qytetarëve. Më tej kritere profesionale për avancim të bazuara në arsim, përvojë, aftësi dhe jo në kritere politike“, theksoi Boçvarski.

Ai shtoi se në vend të reformave të paralajmëruara, janë miratuar zgjidhje ligjore që hapin hapësirë për ndikime politike dhe partizim të policisë.

„U përpoqët përmes parimeve që nuk i takojnë një vendi që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, të cenoni parimin e sistemit të karrierës, ligj që seriozisht krijon hapësirë për ndikime politike dhe partizim të policisë si në periudhën deri në vitin 2017“, tha Boçvarski.

Ai kujtoi se edhe ekspertët, sindikatat dhe opinioni profesional kanë paralajmëruar për rreziqe nga politizimi, transparencë e ulët dhe cenim të sistemit të meritës në MPB.

Boçvarski vlerësoi se qytetarët kanë qenë dëshmitarë të cenimit serioz të gjendjes së sigurisë në vend. „Në vitet e fundit publiku ishte dëshmitar i një serie vrasjesh, tentativash për vrasje, përleshjesh të armatosura dhe krimesh të tjera të rënda që krijuan ndjenjë pasigurie tek qytetarët“, tha ai.

Ai shtoi se shqetësim shtesë paraqesin dyshimet për zbulim të sekreteve zyrtare, aferat e lidhura me persona nga rrethet më të larta shtetërore, si dhe rastet që hapin pyetje për efikasitetin e kontrollit të brendshëm në MPB.

Në fjalën e tij Boçvarski përmendi edhe rastin e diskriminimit ndaj një policeje për shkak të bindjeve politike. „Një institucion shtetëror i pavarur ka konstatuar zyrtarisht diskriminim brenda MPB-së, gjë që ngre pyetje për presione politike, mosrespektim të trajtimit të barabartë të të punësuarve dhe përgjegjësinë e strukturave drejtuese“, tha ai.

Ai u ndal edhe tek rastet e përdhosjes së flamurit shtetëror, duke vlerësuar se reagimi i institucioneve ka qenë i ngadalshëm dhe i pamjaftueshëm. „MPB ka detyrë të sigurojë zbatimin e barabartë të ligjeve pa dallim të përkatësisë politike, etnike apo tjetër të autorëve. Çdo devijim nga ky parim e minon besimin në institucione dhe krijon ndjenjë pabarazie para ligjit“, theksoi Boçvarski.

Ai paralajmëroi edhe për rritjen dramatike të rasteve të dhunës në familje, duke vlerësuar se politikat dhe fushatat parandaluese kanë munguar tërësisht.

Boçvarski përmendi edhe uljen e programeve zhvillimore, investimeve kapitale dhe mjeteve për Qendrën e Trajnimit në MPB, gjë që sipas tij është në kundërshtim me premtimet për modernizim dhe profesionalizim të policisë. „Programet zhvillimore janë ulur për 29 për qind, Qendra e Trajnimit për 40 për qind, ndërsa investimet kapitale për mbi 22 për qind. Kjo tregon se zhvillimi dhe investimet po reduktohen dhe se nuk ka politika serioze për reforma në polici“, tha Boçvarski.

Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit, siç theksoi ai, do ta mbështesë interpelancën ndaj ministrit Toshkovski për shkak të mangësive serioze në punë dhe skandaleve të shumta.

You Might Also Like

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!

ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik

Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare

Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë

Latifi në takimin e WBIF: Investimet në rrjetin e transmetimit janë investime në sigurinë energjetike të vendit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fondi Pensional: Pensionet janë të sigurta, nuk ka rrezik për pagesat dhe shërbimet shëndetësore
Next Article Madonna sfidon moshën me paraqitjen e saj në shfaqjen e Saint Laurent
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?