By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Interpelancat pa koordinim veç se po e koritin edhe më shumë opozitën!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Interpelancat pa koordinim veç se po e koritin edhe më shumë opozitën!
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Interpelancat pa koordinim veç se po e koritin edhe më shumë opozitën!

admin
Last updated: 25/06/2026 15:03
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk e mbështeti interpelancën për punën e Ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski, të paraqitur nga partia “E Majta”. Pas debatit, nga gjithsej 77 deputetë që votuan, 58 ishin kundër, ndërsa 19 e mbështetën interpelancën. Edhe pse kjo është interpelanca e tretë për ministrin Toshkovski, e njëjta ka dështuar dhe kjo është një dëshmi se opozita nuk është serioze në ngritjen e interepelancave dhe po e korit edhe më shumë vetveten, shkruan “Zhurnal.mk”.

Interpelanca që nuk dha asnjë efekt

“E Majta” ka theksuar se arsyeja pse ngritet interepelancë për mosbesimin e ministrit Toshkovski, është situata e sigurisë në vend që konsiderohet e pakënaqshme dhe akuzat që qëndrojnë mbi Ministrinë e Brendshme është moszbatimi i reformave thelbësore.

Gjatë debatit, partitë opozitare akuzuan Ministrinë për skandale, lëshime dhe mungesë llogaridhënieje, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Nga ana tjetër, Toshkovski dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së vunë në dukje rezultatet në luftën kundër krimit, rritjen e efikasitetit të institucionit dhe shpërbërjen e grupeve kriminale, duke vlerësuar se nuk ka bazë për shkarkimin e tij.

Edhe përkundëer akuzave të njëpasnjëshme, debati u shterr shumë shpejt dhe me 58 vota kundër, nuk kaloi interpelanca e ngritur.

Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, debati mbi interpelancën mbahet në seancë plenare dhe zgjat një ditë pune, dhe duhet të përfundojë jo më vonë se mesnata e së njëjtës ditë, kur zhvillohet votimi. Në këtë formë, kjo interpelancë nuk prodhoi asnjë efekt, e kjo fatkeqësisht është edhe një fakt se opozita është e pakoordinuar dhe ngritin interpelanca kot e kot.

Çka është interpelanca dhe pse ngritet!

Interpelanca në Maqedoninë e Veriut është një e drejtë kushtetuese dhe një mekanizëm përmes të cilit Parlamenti ushtron kontroll mbi punën e Qeverisë ose të një ministri individual.

Një interpelancë kundër një ministri në Maqedoninë e Veriut paraqitet kur deputetët besojnë se ka mangësi serioze në si menaxhim i dobët i ministrisë, marrje vendimesh të dëmshme ose moszbatim i detyrimeve ligjore. Gjithashtu një arsye tjetër pse thirret një interpelancë janë edhe dyshimet për korrupsion, skandale, aktivitete të paligjshme ose abuzim me pozicionin zyrtar.

Nëpërmjet interpelancës, nga deputetët kërkohet llogaridhënie publike për të hapur një debat publik parlamentar, ndërsa ministri është i detyruar t’i japë publikut detaje mbi kërkesat që i parashtron thirrësi i interpelancës.

Dorëzimi i interpelancës bëhet nga minimumi i 20 deputetëve dhe duhet të përmbajë një shpjegim të arsyeve për të cilat kërkohet.

Pas debatit, Kuvendi voton për pranimin ose refuzimin e interpelancës. Nëse interpelanca votohet, kërkohet shumica e thjeshtë e deputetëve të pranishëm, me një kuorum të përshtatshëm, kjo përbën një shprehje formale të pakënaqësisë politike dhe mosbesimit ndaj ministrit, pas së cilës ai zakonisht jep dorëheqjen ose Kryeministri fillon një procedurë për shkarkimin e tij.

Ngritja e interpelancave pa koordinim paraprak, është marketing i lirë politik

Fatkeqësisht, ngritja e interpelancave nga partitë e opozitës, pa pasur një koordinim të mirëfilltë mes veti, dhe pa pasur një arsye të fuqëishme dhe bindëse për opinionin se përse thirret kjo interpelancë, duket se janë vetëm një tentim i lirë marketingu politik që nuk “pi ujë tek votuesit”. Biles, ndonjëherë interpelanca ka edhe kundër-efekt! Kur për një ministër ngriten disa herë interepelanca, por nuk bindet asnjë deputet dhe asnjë qytetar se përse ai ministër duhet të shkarkohet, kjo ia rrit edhe më shumë namin këtij ministri. Prandaj, me veprimet e pamatura të opozitës, veç se i rritet pesha politike dhe autoriteti një ministri.

Opozita ka qindra arsye të jetë më aktive, por fatkeqësisht janë humbur në vetvete dhe nuk dinë se çfarë bëjnë. Nuk ka koordinim mes partive opozitare, LSDM dhe “E Majta” e shohin veten konkurentë, ndërsa BDI ende nuk e ka të qartë se me çfarë politike të definojë vetveten.

Prandaj, opozita kur nuk arrit të grumbullojë numra të mjaftueshëm të deputetëve, çdo tentativë për të bërë skema dhe marketing politik, del e zbehtë, e ulët, joserioze dhe e kotë.

Interpelanca ndaj Toshkovskit duhet të jenë një mësim se si nuk guxon të punojë opozita, pa krijuar atmosferën paraprake në opinion se përse është kaq e rëndësishme ngritja e një interpelance, shkruan “Zhurnal.mk”.

You Might Also Like

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë

Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike

Seferi: Shkupi meriton kujdes të barabartë, aksionet për gjelbërim vazhdojnë në Shkup Veri

Mickoski: RMV ka çmimet më të ulëta të derivateve në rajon

Ahmeti: Faleminderit, Presidenti Trump!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Seferi: Shkupi meriton kujdes të barabartë, aksionet për gjelbërim vazhdojnë në Shkup Veri
Next Article Ambasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?