By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Jashtme e Bullgarisë mohon se është dhënë notë verbale për udhëtimin e familjes së Mickoskit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria e Jashtme e Bullgarisë mohon se është dhënë notë verbale për udhëtimin e familjes së Mickoskit
Maqedoni

Ministria e Jashtme e Bullgarisë mohon se është dhënë notë verbale për udhëtimin e familjes së Mickoskit

admin
Last updated: 25/06/2026 11:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë mohoi se ka shpërndarë notë diplomatike të lidhur me udhëtimin e familjes së kryeministrit Hristijan Mickoski në Pamporovo, pasi rasti shkaktoi një tension të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, raporton DW, transmeton Zhurnal.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë nuk ka publikuar notë diplomatike apo ndonjë korrespondencë formale të lidhur me vizitën e anëtarëve të familjes së një përfaqësuesi zyrtar të një shteti tjetër”, thuhet në deklaratën e Ministrisë për mediat bullgare.

Reagimi erdhi pasi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Muçunski, deklaroi se pret që Bullgaria të kërkojë falje për publikimin e një note diplomatike me informacione për familjen e Mickoskit, e cila kishte udhëtuar në vendpushimin dimëror bullgar Pamporovo.

Shpjegimi nga Bullgaria
MPJ e Bullgarisë sqaroi se informacionet që qarkullojnë lidhen me një notë verbale të datës 6 janar 2026, e cila ka të bëjë me ngjarje nga e kaluara.

Sipas tyre, kjo dokumentacion nuk mund të merret si bazë për përfundimin se ekziston kërcënim i menjëhershëm për sigurinë e qytetarëve të Bullgarisë apo të një shteti tjetër.

Ministria gjithashtu thekson se respekton rreptësisht rregullat ndërkombëtare për mbrojtjen e korrespondencës diplomatike.

Reagim diplomatik nga Shkupi
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut thirri ambasadorin bullgar për bisedë pas publikimit të dokumentit me detaje për udhëtimin privat të familjes së Mickoskit. Për rastin u informuan edhe përfaqësues të NATO-s, si dhe partnerët strategjikë të vendit.

Muçunski në konferencë për shtyp shprehu shqetësim serioz dhe theksoi se ambasadorit i është përcjellë një nivel i lartë pakënaqësie për shkak të cenimit të marrëdhënieve diplomatike. Sipas tij, veprime të tilla janë të papranueshme sipas së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për lëvizjet e anëtarëve të familjeve të funksionarëve shtetërorë.

Muçunski nënvizoi se siguria duhet të jetë prioritet kryesor, duke shtuar se në vend kurrë nuk ka ndodhur që dokumente konfidenciale të këtij lloji të përfundojnë në publik.

Kryeministri Hristijan Mickoski më herët vlerësoi se veprime të tilla nga Bullgaria nuk japin besim për përparimin e bisedimeve për integrimet evropiane. Ai theksoi se bëhet fjalë për një precedent, duke nënvizuar se publikimi i informacioneve nga një notë diplomatike për familjen e tij, e cila ishte në udhëtim, është i palejueshëm.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpallja përfundimtare e rezultateve zgjedhore, KQZ pret shqyrtimin e ankesave
Next Article Ylli i madh i Real Madridit drejt Ligës Premier? Man Utd përgatit ofertën e madhe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?