By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Kjo qeveri për 2 vite arriti ta rrisë PBB-në nominale për 140 milionë dollarë më shumë sesa LSDM për 6 vite
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Kjo qeveri për 2 vite arriti ta rrisë PBB-në nominale për 140 milionë dollarë më shumë sesa LSDM për 6 vite
Maqedoni

Mickoski: Kjo qeveri për 2 vite arriti ta rrisë PBB-në nominale për 140 milionë dollarë më shumë sesa LSDM për 6 vite

admin
Last updated: 25/06/2026 12:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme për pyetje deputetësh në Kuvend i hodhi poshtë kritikat e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, lidhur me borxhin publik, duke vlerësuar se Qeveria aktuale ka arritur rezultate më të mira ekonomike me një nivel dukshëm më të ulët të huamarrjes.

Sipas Mickoskit, krahasimi mes treguesve ekonomikë nga periudha e qeverisjes së LSDM-së dhe asaj të Qeverisë aktuale tregon se me tre herë më pak huamarrje dhe në një periudhë tre herë më të shkurtër është realizuar rritje më e lartë e produktit të brendshëm bruto nominal. “Kur flisni për borxhin publik, duhet të shihni edhe çfarë ka ndodhur me PBB-në nominale. Në periudhën 2018–2023 borxhi publik është rritur nga 4,78 në 8,47 miliardë euro, pra për 3,69 miliardë euro. Në dy vitet e fundit, sipas llogaritjeve tuaja, borxhi është rritur për rreth 1,38 miliardë euro, që është gati tre herë më pak”, tha Mickoski.

Duke u mbështetur në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryeministri theksoi se gjatë qeverisjes së LSDM-së PBB-ja nominale është rritur për 4,52 miliardë dollarë, ndërsa në periudhën e Qeverisë aktuale, sipas tij, është rritur për 4,66 miliardë dollarë.

“Kjo do të thotë se kjo Qeveri për dy vite ka arritur ta rrisë PBB-në nominale për 140 milionë dollarë më shumë sesa u bë në gjashtë vitet e mëparshme, dhe këtë me një huamarrje dukshëm më të vogël”, theksoi Mickoski.

Ai vlerësoi se rezultatet ekonomike të Qeverisë aktuale tregojnë menaxhim më efikas të financave publike dhe shtoi se në një periudhë tre herë më të shkurtër është realizuar rritje e ekonomisë me një rritje tre herë më të vogël të borxhit publik.

You Might Also Like

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë

Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar

Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën

Lutkov: Rezultate të rëndësishme në vetëm tetë muaj që nga marrja e dikasterit të turizmit

Dimitrieska-Koçoska: Investime më të mëdha përmes ribalancit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE nis disbursimin e paketës 90 miliardë euro për Ukrainën
Next Article Kostadinovski: Do t’i pëlqejë dikujt apo jo, Ligji për gjuhët do të zgjidhet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë
Maqedoni
Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar
Maqedoni
Përmbyset një kamion me rimorkio në autostradën drejt Gjevgjelisë
Kronika
Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?