By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë epilogu do të ketë Ligji për përdorimin e gjuhëve?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Çfarë epilogu do të ketë Ligji për përdorimin e gjuhëve?
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Çfarë epilogu do të ketë Ligji për përdorimin e gjuhëve?

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 11:00
By Redaksia 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor, Zhurnal.mk – Paralajmërimet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese se do t’i pëlqejë ndokujt apo jo, Ligji për përdorimin e gjuhëve do të ketë epilog nuk janë të rastësishme. Darko Kostadinovski disa herë ka shprehur qëndrime që nga ekspert të fushës janë interpretuar se i tejkalon kufijtë juridik kalon në interpretime politike. Opozita shqiptare ka alarmuar gjatë kohë më parë rrezikun që mund t’i kanoset gjuhës shqipe në rast se cungohen nene të Ligjit përkatës. Derisa nga pushteti, VLEN, kanë garantuar se rrënim nuk do të ketë do të ndodhë vetëm avancim i gjuhës shqipe, shkruan Zhurnal.

Çfarë tha Kostadinovski për Ligjin e gjuhëve?

“Do t’i pëlqejë dikujt apo jo, Ligji për gjuhët do të zgjidhet”, tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në një intervistë për TV Sitel, duke theksuar se çështja do të marrë epilog pasi Gjykata të kompletohet. Ai i hodhi poshtë akuzat për mbivotim etnik dhe majorizim, duke nënvizuar se gjyqtarët vendosin mbi bazë të Kushtetutës dhe argumenteve juridike, e jo sipas përkatësisë etnike.

“Unë kam thënë se nuk ka kompromise me askënd në lidhje me zgjidhjen. Ky rast do të zgjidhet, i pëlqeu dikujt apo jo, sepse do të zgjidhet dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga zgjidhja e tij. Shpesh dëgjojmë kritika ndaj Gjykatës Kushtetuese për mbivotim etnik, për majorizim, ka përfaqësues që kërkojnë parimin e Badenterit në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë kam shprehur qëndrimin tim. Ne aty, pa marrë parasysh etninë as gjyqtarët shqiptarë, as gjyqtarët maqedonas nuk jemi aty për të mbrojtur afilacionet etnike. Kemi një detyrë të thjeshtë. Për fat të keq, pavarësisht akuzave, më së shpeshti faktori politik shqiptar akuzon shumicën e gjyqtarëve maqedonas për majorizim. Unë shpesh pyes le të shohim cilat janë argumentet juridike dhe kushtetuese të kolegëve tanë, e cilat janë etnike. Nuk është e vërtetë, është e kundërta!”, theksoi Kostadinovski.

Kjo deklaratë  e fundit e dhënë për Sitel dy ditë më parë nga i pari i Kushtetueses lë hapur rrugën për të ngritur dilema mbi atë se çfarë po përgatitet për Ligjin në fjalë. Derisa brenda kësaj deklarate Kostadinovski ka përmendur edhe çështjen e badenterit që të mos mbivotohet ose të mos ndodhë ajo që njihet në fjalorin politik majorizim. Por, që ky i fundit ka thënë kur të flitet për badenter në Gjykatën Kushtetuese atëherë këtij institucioni duhet t’i vendoset dryni.

Çfarë thonë shqiptarët për Ligjin për përdorimin e gjuhëve?

Partia më e madhe shqiptare që aktualisht është në opozitë, BDI, e paraqet miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve si përmbyllje të pjesës legjislative të Marrëveshjes së Ohrit, duke i dhënë gjuhës shqipe statusin e merituar në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Ata e cilësojnë si një akt që vulosi barazinë dhe stabilitetin institucional.

Nga kjo parti nga lideri e deri te aktivisti kanë deklaruar se do ta mbrojnë ligjin me çdo mjet demokratik dhe nuk do të lejojë rikthim pas, duke e konsideruar çdo tentativë për ta kontestuar si sulm ndaj rendit kushtetues dhe Marrëveshjes së Ohrit.

BDI kritikon VLEN-in për mosrespektim të ligjit, duke përmendur raste konkrete si mbishkrimet në institucionet publike që vendosen vetëm në maqedonisht, në tabela në rrugë e kështu me radhë. Sipas tyre, kjo është “nëpërkëmbje e gjuhës shqipe” dhe shkelje e ligjit.

Nga ana tjetër, VLEN, e konsideron Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve si një hap të rëndësishëm, por jo të mjaftueshëm pasi sipas tyre shqipja nuk është e barabartë me maqedonishten dhe duhet një ligj i ri që ta zyrtarizojë plotësisht.

VLEN pranon se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve ka avancuar përdorimin e shqipes, por thekson se nuk e ka barazuar me maqedonishten. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka deklaruar se “shqipja dhe maqedonishtja nuk janë në nivelin e barabartë dhe zyrtare të plota, ku shqipja është gjuhë e përkthyer”, deklaratë për të cilën është sulmuar vazhdimisht.

Por, partia VLEN nuk e përjashton mundësinë e hartimit të një ligji të posaçëm për shqipen, që do ta zyrtarizonte plotësisht. Sipas tyre, kjo kërkon kushte politike të përshtatshme dhe konsensus më të gjerë. Gjithashtu, edhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka thënë “Rrini rehat pasi ligji dhe gjuha shqipe nuk do të preken, po punojmë vetëm për ta avancuar shqipen”. Por, funksionarë të lartë të VLEN-it e thonë shpesh që gjuha shqipe nuk është zyrtare në RMV.

Mbetet të shihet ditëve në vijim cilat do të jenë veprimet e Kostadinovskit, dhe cili do të jetë reagimi i partive shqiptare të cilat në fund të ditës kanë marrë besimin e qytetarëve për të avancuar çështjet shqiptare dhe jo për t’i degraduar të njëjtat, këtu opozitë dhe pushtet të gjitha e kanë peshën e njëjtë përballë një situate të tillë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira

Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë

VMRO: LSDM dhe BDI edhe nga opozita po përpiqen ta ndalojnë procesin reformues

Pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi

Moti sot

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Situata emergjente me materie të rrezikshme”, FSK kryen trajnimin për dekontaminimin e viktimave në masë
Next Article Rutte: NATO do të jetë e ashpër, por e matur për shpenzimet në mbrojtje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Maqedoni TOP LAJM
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?