By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ferati: LDK-ja nuk ka nevojë për “analizat” e VV-së e “këshillat” e PDK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ferati: LDK-ja nuk ka nevojë për “analizat” e VV-së e “këshillat” e PDK-së
Kosovë

Ferati: LDK-ja nuk ka nevojë për “analizat” e VV-së e “këshillat” e PDK-së

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 09:22
By Redaksia 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Istogut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka reaguar ndaj kritikave dhe komenteve që, sipas tij, po vijnë nga partitë tjera politike, duke thënë se LDK-së nuk i duhen as analizat e Lëvizjes Vetëvendosje, as këshillat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe as “kujdesi” i, siç i quajti ai, oportunistëve zgjedhorë.

Ferati tha se të gjithë këta kanë të njëjtin qëllim – ta shfrytëzojnë, ta dobësojnë dhe ta dëmtojnë LDK-në për interesa të tyre politike.

“LDK-së nuk i duhen as ‘analizat’ e VV-së, as ‘këshillat’ e PDK-së, e as ‘kujdesi’ i oportunistëve zgjedhorë. Të gjithë, secili në mënyrën e vet, kanë të njëjtin interes: ta shfrytëzojnë, ta dobësojnë dhe ta dëmtojnë LDK-në për llogaritë e tyre politike”, shkroi Ferati në Facebook

Ai shtoi se, sipas tij, veprimet e tyre janë edhe kundër interesit të shtetit.

“E të gjithë këta pa dallim, në thelb po punojnë edhe kundër interesit të shtetit, sepse fati i LDK-së dhe fati i Kosovës ecin bashkë”, përfundoi Ferati.

You Might Also Like

Dita e njëmbëdhjetë, protestuesit mbushin sheshin e Prishtinës, kundërshtohet dënimi i ish-krerëve të UÇK’së

Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi

Hoxha mbron Gërvallën pas vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së: “Kurrë nuk kam besuar…”

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çështja e gazit amerikan, Rizvanolli del me sqarime
Next Article Vendimi për Thaçin dhe të tjerët: Dhomat e Specializuara mbesin brenda afatit të 20 korrikut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?