By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komuna e Çairit vazhdon aktivitetet “Çairi në ritmin e shëndetit”, kontrolle dhe këshilla falas për qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komuna e Çairit vazhdon aktivitetet “Çairi në ritmin e shëndetit”, kontrolle dhe këshilla falas për qytetarët
Maqedoni

Komuna e Çairit vazhdon aktivitetet “Çairi në ritmin e shëndetit”, kontrolle dhe këshilla falas për qytetarët

admin
Last updated: 29/06/2026 09:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Komuna e Çairit njofton se edhe gjatë kësaj jave do të vazhdojnë aktivitetet parandaluese në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë periudhës së temperaturave të larta.

Sipas njoftimit, çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, ekipet mjekësore do të jenë të pranishme në tri lokacione të ndryshme, ku qytetarët do të mund të marrin këshilla profesionale dhe të përfitojnë shërbime shëndetësore falas.

Në Parkun e Çairit dhe në Çarshinë e Vjetër, para Xhamisë Mustafa Pasha, do të jenë të angazhuara ekipe mjekësore nga Shtëpia e Shëndetit Shkup, ndërsa në Parkun “Rinia” qytetarët do të mund të konsultohen me mjekë epidemiologë nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup.

Në kuadër të aktivitetit, qytetarëve do t’u ofrohen këshilla për mbrojtjen nga temperaturat e larta, matje falas të tensionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit në gjak, rekomandime për veshje të përshtatshme gjatë ditëve të nxehta, si dhe broshura edukative me udhëzime praktike për ruajtjen e shëndetit.

Paralelisht me këto aktivitete, përfaqësues të Komunës së Çairit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, do të shpërndajnë shishe me ujë në lokacionet më të frekuentuara, me qëllim promovimin e hidratimit dhe parandalimin e pasojave që mund të shkaktojnë temperaturat e larta.

Nga Komuna theksojnë se qëllimi i kësaj nisme është informimi, parandalimi dhe mbështetja e qytetarëve gjatë sezonit veror, me fokus të veçantë te kategoritë më të ndjeshme të popullsisë.

Përmes pikave shëndetësore të vendosura në terren, qytetarët që jetojnë ose lëvizin në afërsi do të kenë mundësi të kryejnë kontrolle bazë shëndetësore, të marrin këshilla nga profesionistët e shëndetësisë dhe të informohen mbi masat parandaluese për mbrojtjen e shëndetit gjatë ditëve me temperatura të larta.

Komuna e Çairit apelon që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre, duke theksuar se parandalimi mbetet mbrojtja më e mirë kundër rreziqeve që sjell vala e të nxehtit.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Mickoski por krijon një satelit të ri për të thyer votat e opozitës
Next Article Temperatura deri në 39 gradë Celsius
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?