By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sorensen: Marrëveshja e Ohrit vlen edhe pa nënshkrime, ajo ka nisur të zbatohet në disa pjesë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Sorensen: Marrëveshja e Ohrit vlen edhe pa nënshkrime, ajo ka nisur të zbatohet në disa pjesë
Kosovë

Sorensen: Marrëveshja e Ohrit vlen edhe pa nënshkrime, ajo ka nisur të zbatohet në disa pjesë

admin
Last updated: 29/06/2026 21:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 29 qershor Zhurnal.mk – I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se marrëveshja e Ohrit është një zotim ndërkombëtar, edhe pse ajo nuk është nënshkruar nga palët.

Këto komente, Sorensen i ka bërë gjatë një diskutimi në Forumin e Dubrovnikut të shtunën, ku sipas tij, kjo marrëveshje ka nisur të zbatohet në disa pjesë.

“Tani, fakti që ajo mund të mos jetë saktësisht ashtu siç e kanë paraqitur disa politikanë, dëshmohet edhe nga fakti se zbatimi ka nisur në disa pjesë, veçanërisht sa i përket çështjes së personave të zhdukur. Por, ka edhe çështje të tjera që kanë mbetur të pazbatuara”, ka deklaruar ai.

Ndërmjetësuesi evropian ka përmendur edhe jurisprudencën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila sipas tij, është shumë e qartë për vlefshmërinë e marrëveshjes së Ohrit.

“Nuk ju nevojitet një nënshkrim që një marrëveshje ndërkombëtare, e arritur mes palëve, të jetë e vlefshme. E vetmja situatë ku kjo mund të ngrejë pikëpyetje është nëse në dhomë janë vetëm dy palë. Por dialogu kishte tre palë në dhomë. Ne ishim aty kur marrëveshja u arrit. Ne e mirëpritëm atë në momentin kur u arrit. Dhe ajo që ka ndodhur më pas – ju thatë se ia bëtë këtë pyetje Miroslavit (Lajçak) – është se ne, në përfundimet e përsëritura të Këshillit, i jemi referuar vazhdimisht kësaj marrëveshjeje. Natyrisht, kur mora detyrën, kjo ishte gjëja e parë që verifikova: cili është statusi i marrëveshjes që ishte arritur”, ka deklaruar Sorensen.

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së
Next Article Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?