By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së
MaqedoniShqipëri

Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së

admin
Last updated: 29/06/2026 21:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 qershor Zhurnal.mk – Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, raporton Anadolu.

Në një konferencë për mediat në Tiranë, Ibrahimaj u fokusua në çështjet mbi zhvillimin ekonomik dhe treguesit kryesorë në sektorin e ekonomisë.

“Ekonomia shqiptare në tremujorin e parë të vitit 2026 u rrit me 3,71 për qind, rritje kjo që vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila rezultoi 3,6 për qind dhe gjithashtu mbi mesataren e Bashkimit Evropian, e cila është ndjeshëm më e ulët”, tha ajo.

Duke theksuar se sipas sektorëve, ecuria e ekonomisë vijoi të mbajë një shpërndarje të qëndrueshme, ajo u shpreh se “Sektorët me rritje dhe me kontribut më të lartë në ekonomi kanë qenë sektori i administrimit, shëndetit publik, arsimit, sektori i aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike, sektori i ndërtimit dhe sektori i pasurive të paluajtshme”.

“Struktura e ekonomisë shqiptare vijon të dominohet nga sektori i shërbimeve që përbën 49,6 për qind të peshës në ekonominë shqiptare, ndjekur nga bujqësia, pyjet dhe peshkimi dhe gjithashtu industria. Ndërkohë, edhe investimet që përbëjnë një peshë të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të vendit kanë vijuar të rriten me 3,94 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj theksoi ndër të tjera se sa i takon aktivitetit të tregtisë së jashtme, eksportet e mallrave të shërbimeve dhe importet kanë qenë me rritje në tremujorin e parë të vitit 2026.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore, Lamallari: Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë
Next Article Sorensen: Marrëveshja e Ohrit vlen edhe pa nënshkrime, ajo ka nisur të zbatohet në disa pjesë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?