Kombëtarja e Francës mposhtën Suedinë me rezultat 3-0 në 1/16-tën e finales, ndërsa Kylian Mbappe shkëlqeu me dy gola dhe vendosi një rekord historik në Kupën e Botës.
Franca vazhdon marshimin bindës në Kupën e Botës 2026, pasi siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-tës së finales me një fitore të pastër 3-0 ndaj Suedisë.
Ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, ishte protagonisti absolut i takimit duke realizuar dy gola, ndërsa Bradley Barcola vulosi triumfin me golin tjetër, në një ndeshje ku francezët dominuan nga fillimi deri në fund.
Përveç kualifikimit, “Les Bleus” vendosën edhe një rekord historik. Me suksesin ndaj Suedisë, Franca u bë kombëtarja e parë në historinë e Kupës së Botës që regjistron shtatë fitore radhazi ndaj përfaqësueseve evropiane.
Seria mbresëlënëse nisi në Botërorin e vitit 2018 me fitoret 1-0 ndaj Belgjikës dhe 4-2 ndaj Kroacisë, vazhdoi në Katar më 2022 me triumfet kundër Danimarkës (2-1), Polonisë (3-1) dhe Anglisë (2-1), ndërsa në edicionin e vitit 2026 francezët kanë mposhtur Norvegjinë me rezultat 4-1 dhe tani edhe Suedinë me shifrat 3-0.
Forma e jashtëzakonshme e Francës dhe lideri i saj Mbappe konfirmojnë se skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps mbetet një nga favoritët kryesorë për ta fituar trofeun e Kupës së Botës 2026.

