By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga sot vendoset regjim veror i trafikut për kamionë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga sot vendoset regjim veror i trafikut për kamionë
Maqedoni

Nga sot vendoset regjim veror i trafikut për kamionë

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 09:38
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 01 korrik, Zhurnal.mk – Nga sot deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në vend vendoset një regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e mjeteve të rënda mallrash me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Orari është si në vijim: e premte nga ora 17:00 deri në 22:00, e shtunë nga ora 9:00 deri në 18:00 dhe e diel nga ora 9:00 deri në 22:00.

LAMM informon se në ditët me temperatura të larta ekstreme, të përcaktuara nga Ministria e shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00.

Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura drithërash dhe mallra që prishen, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete që kryejnë transport për kompani që kanë lidhur kontrata për zbatimin e projekteve në rrugët shtetërore me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.

Në rrugën magjistrale A2: Shkup – Ohër – Shkup (e vlefshme deri më 1 shtator), ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda mallrash, masa totale e të cilave tejkalon 7.5 ton, gjatë fundjavave, në intervalet: e premte nga ora 15:00-22:00, e shtunë nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe e diel nga ora 07:00 deri në 22:00.

Ky regjim i veçantë trafiku vendoset gjatë verës me qëllim që të shmanget mbingarkesa e trafikut në pjesën rrugore që të çon në destinacionin turistik më të vizituar në Republikën e Maqedonisë, të zvogëlohet mbingarkesa në pikat e pagesës dhe në përgjithësi të sigurohet rrjedhë më e shpejtë e automjeteve dhe lëvizje e papenguar e turistëve. Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihmë humanitare, kultura drithërash dhe mallra që prishen shpejt.

You Might Also Like

Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh

Përmbytje dhe mot i keq në Shkup: Gjorgjievski paralajmëroi ndërhyrje urgjente nëpër qytet

Aktakuzë kundër drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë për marrje ryshfeti

Toshkovski dhe Daçiq nga Tabanoca e nisën fushatën “në timon të pushuar”

BDI: Për 2 vjet kemi bllokadë të projekteve strategjike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Franca thyen historinë e Kupës së Botës, askush nuk e kishte arritur më parë këtë rekord
Next Article LSDM: Rikonstruimi i Mickoskit është kozmetikë e strukturës kriminale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?