By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kur fjala e medias ka peshë dhe ndikim është rasti i Azir Aliut, Zhurnal e hartoi për herë të parë portretin e ministrit të dështuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Kur fjala e medias ka peshë dhe ndikim është rasti i Azir Aliut, Zhurnal e hartoi për herë të parë portretin e ministrit të dështuar
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Kur fjala e medias ka peshë dhe ndikim është rasti i Azir Aliut, Zhurnal e hartoi për herë të parë portretin e ministrit të dështuar

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 10:57
By Redaksia 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 korrik, Zhurnal.mk  – Në një kohë kur mediat shpesh akuzohen se “askush nuk u beson”, rasti i Azir Aliut po e rrëzon këtë mit. Pikërisht Agjencia e Lajmeve Zhurnal, përkatësisht drejtori dhe themeluesi saj, Bexhet Musliu, arriti të prodhojë efekt politik, institucional dhe publik, duke dëshmuar se gazetaria e përgjegjshme kur është e argumentuar dhe e vazhdueshme, ka peshë reale në vendimmarrje. Zhurnal ishte media e parë që artikuloi qartë, me fakte dhe me vazhdimësi, paaftësinë e ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu për të menaxhuar sektorin më delikat të shtetit. Tema u ngrit fillimisht në opinion nga Zhurnal, më pas u fut në debat brenda VLEN-it, dhe në fund arriti në qeveri ku u mor vendimi final që Azir Aliu të largohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe “pushimi i gjatë” që e shoqëroi gjatë mandatit  ta vazhdojë jashtë institucionit, shkruan Zhurnal.

Azir Aliu shkon në shtëpi, fundi i një mandati të dështuar

Ministri në largim e kishte shndërruar Ministrinë e Shëndetësisë në “shtëpi të babës” punësime familjare, stagnim total, mungesë vizioni dhe mungesë vullneti për të udhëhequr sektorin që kërkon profesionalizëm, ritëm dhe përgjegjësi.

Dy premtimet e tij kryesore digjitalizimi i shëndetësisë dhe reformimi i sistemit shëndetësor mbetën vetëm në letër. Pas një viti në detyrë, Aliu po i mbledh valixhet pa realizuar asnjërën prej tyre. Premtimet kyçe u shuan sikurse mos të ishin përmendur asnjëherë, ndërsa sistemi shëndetësor u la edhe më keq seç ishte.

Zhurnal e nisi në këtë formë ndjekjen e punës së Azir Aliut

  • Bexhet Musliu: Kur “Bill Gates” i Gostivarit, Azir Aliu flet për softuerë, ndërsa pacientët çdo ditë po “vdesin” pa ilaqe!
  • Editorial / Bexhet Musliu: Dikur kur VLEN i besonte Azir Aliut për Digjitalizimin në Shëndetësi.
  • Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu.
  • Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Përse mungon gjuha shqipe në tabelën e “Departamentit të Institutit për Shëndet Publik”!
  •  Bexhet Musliu pyet Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve / A do të hapë procedurë ndaj Azir Aliut, për mos përdorimin e gjuhës shqipe?
  • Bexhet Musliu: Azir Aliu, të qenurit ministër nuk do të thotë distancim nga qytetarët, por obligim për t’i ndëgjuar hallet e tyre
  • Taravari konfirmon pohimet e Bexhet Musliut: Azir Aliu ka dështuar me shëndetësinë, nuk ka as digjitalizim e as parking, rezultatet janë zero!
  • Mungesë e plotë e digjitalizimit asnjë platformë, asnjë sistem, asnjë proces i automatizuar.
  • Stagnim i reformave asnjë hap i qartë drejt modernizimit të klinikave, menaxhimit të spitaleve apo rritjes së efikasitetit.
  • Punësime familjare dhe klienteliste struktura të dobëta profesionale, të mbushura me njerëz të afërt, jo me ekspertë.
  • Mungesë reagimi në krizat spitalore defektet teknike, mungesa e materialeve, kaosi administrativ u trajtuan me heshtje.
  • Komunikim i dobët publik mungesë transparence, mungesë përgjegjësie, mungesë llogaridhënieje.
  • 1800 padi ndaj shtetit për punën shtesë e cila nuk u paguhet punëtorëve shëndetësor
  • Mungesë e strategjisë për personelin shëndetësor asnjë plan për mungesat, asnjë zgjidhje për stafin e mbingarkuar, asnjë reformë për motivimin e mjekëve.
  • Editorial / Shëndetësia po shkon drejt kolapsit! Klinika e re të jetë “top prioritet”

Në të gjitha këto raste, Zhurnal ishte media e parë që ngriti zërin dhe e mbajti të ndezur debatin mbi atë që ministrat që nuk kanë treguar performancë duhet të shkojnë në shtëpi.

Portretin e ministrit të dështuar ndër të parët e hetoi dhe hartoi Zhurnal

Zhurnal ka qenë mediumi parë që ndërtoi profilin e Azir Aliut si ministër i paaftë, jo përmes sulmeve personale, por përmes fakteve, raportimeve dhe analizave të vazhdueshme. Disa nga shkrimet kyçe që e formësuan këtë portret.

  • Raportimet për mungesën e digjitalizimit, duke demaskuar premtimet e pambajtura.
  • Analizat mbi punësimet familjare, që e shndërruan ministrinë në strukturë klienteliste.
  • Shkrimet mbi defektet në sallat kirurgjikale, që paralizuan operacionet në klinikat kryesore.
  • Denoncimet për kaosin administrativ, që la pacientët dhe mjekët në pasiguri të vazhdueshme.
  • Editorialet mbi mungesën e reformave, që e ekspozuan stagnimin e sistemit shëndetësor.
  • Raportimet për mungesën e reagimit në kriza, ku ministri heshti në vend se të vepronte.
  • Premtimin e rrejshëm për parkingun
  • Me Azir Aliun korrupsioni ka lulëzuar në shëndetësi: 84 për qind e punonjësve shëndetësor thonë se ka korrupsion

Këto shkrime dhe shumë të tjera nuk ishin vetëm informim por ishin edhe presion publik, ishin llogaridhënie, ishin gazetari e vërtetë. Dhe rezultati u pa qeveria veproi ministri dështuar e pësoi.

Kujtojmë që, shumë ministra para Azir Aliut kanë shkuar, shumë të tjerë pas Aliut do të shkojnë, por Zhurnal vazhdon të mbetet aty ku ka qenë çdoherë në shërbim të informimit dhe ndërtimit të opinionit publik. Interes kolektiv para se gjithash, ministrat shkojnë e vijnë por mediat janë “kujdestarët” e funksioneve publike. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh

Përmbytje dhe mot i keq në Shkup: Gjorgjievski paralajmëroi ndërhyrje urgjente nëpër qytet

Aktakuzë kundër drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë për marrje ryshfeti

Toshkovski dhe Daçiq nga Tabanoca e nisën fushatën “në timon të pushuar”

BDI: Për 2 vjet kemi bllokadë të projekteve strategjike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tërmeti në Leskovc
Next Article VMRO‑DPMNE: Rikonstruimi synon reforma më të shpejta dhe institucione më efikase
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?