By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, Maqedonia e Veriut e para në rajon me teknologjinë më të avancuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, Maqedonia e Veriut e para në rajon me teknologjinë më të avancuar
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, Maqedonia e Veriut e para në rajon me teknologjinë më të avancuar

Redaksia
Last updated: 02/07/2026 09:27
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 02 korrik, Zhurnal.mk – Transporti ajror në Maqedoninë e Veriut po shënon përparim të vazhdueshëm përmes investimeve në siguri, teknologji dhe zgjerim të lidhjeve me destinacione të reja. Kuadrot e VLEN-it në institucione po dëshmojnë se me punë dhe përkushtim mund të arrihen standarde që deri dje dukeshin të paarritshme.

Në këtë drejtim, zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli, mori pjesë në vënien në funksion të sistemit të ri tomografik për kontrollin e sigurisë së bagazhit të dorës. Investimi prej 1 milion eurosh e vendos Maqedoninë e Veriut në hartën e vendeve që zbatojnë teknologjitë më të avancuara në këtë fushë, duke qenë sistemi i parë i këtij lloji në Ballkan.

Rezultatet nuk ndalen vetëm te modernizimi teknologjik. Në dy vitet e fundit janë hapur 28 destinacione të reja ajrore, ndërsa këtë vit pritet që numri i pasagjerëve të tejkalojë 3,5 milionë, duke konfirmuar se politikat e reja po e forcojnë pozitën e vendit si një nyje gjithnjë e më e rëndësishme e transportit ajror në rajon.

VLEN vazhdon të dëshmojë se qeverisja matet me rezultate, jo me retorikë. Çdo investim që rrit sigurinë, përmirëson shërbimet dhe zgjeron mundësitë për qytetarët është pjesë e vizionit tonë për një Maqedoni të Veriut moderne, të zhvilluar dhe të lidhur më mirë me Evropën dhe botën.

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alarmi i Save the Children: Në 1 000 ditë në Gaza u vranë 21 mijë fëmijë
Next Article Nis pagesa e K-15 në sektorin privat, minimumi për vitin 2026 është 19.116 denarë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?