By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përmbytjet pas shiut tregojnë pasqyrën reale se në çfarë kushtesh po jetojmë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Përmbytjet pas shiut tregojnë pasqyrën reale se në çfarë kushtesh po jetojmë!
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Përmbytjet pas shiut tregojnë pasqyrën reale se në çfarë kushtesh po jetojmë!

Redaksia
Last updated: 02/07/2026 10:57
By Redaksia 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 korrik, Zhurnal.mk – Qytetarët e Shkupit hynë në muajin korrik duke “notuar” në mes të rrugëve. Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje e dëme të mëdha, bllokada totale të rrugëve, fundosje të makinave në ujë, shtëpi të mbushura në ujë. Katastrofë totale në Klinikën e Onkologjisë gjitha aparatet u fikën përshkak të shiut. Si duhet të veprojnë institucionet në këto situata, shkruan Zhurnal.

Çfarë ndodhi dje në Shkup?

Dje në orët e pasdites, qytete të shumta të Maqedonisë së Veriut u vërshuan nga shiu i rrëmbyeshëm, por pasojat më të mëdha ishin në qytetin e Shkupit dhe Komunën e Çairit ku zona të caktuara ishin përmbysur tërësisht.

Katastrofa më e madhe ndodhi kur kati përdhes i Klinikës së Onkologjisë në Shkup  pikërisht reparti ku kryhet radioterapia për pacientët me sëmundje malinje u përmbyt. Uji depërtoi në hapësirat ku ndodhen aparaturat e radioterapisë, duke krijuar një situatë të jashtëzakonshme. Menjëherë pas përmbytjes, drejtori i Klinikës, Igor Stojkovski, konfirmoi se aparaturat u fikën në kohë për të shmangur një rrezik të madh, duke theksuar se ekipi ka vepruar sipas protokolleve të sigurisë.

Në momentin kur uji hyri në repart, një paciente që po trajtohej me jod ndodhej brenda. Nxjerrja e saj u vështirësua për shkak të nivelit të ujit, duke krijuar tension dhe panik të kuptueshëm. Ndërkohë, në korridoret e Klinikës, personeli improvizoi me batanije dhe çarçafë për të thithur ujin dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij. Disa pacientë dëshmuan se situata ishte kaotike, ndërsa një prej tyre i shqetësuar nga rreziku dhe mungesa e kontrollit, ka reaguar ashpër dhe ka kërcënuar personelin.

Klinika njoftoi se është në komunikim të vazhdueshëm me Agjencinë për Siguri nga Rrezatimi dhe se asnjë pacient nuk është ekspozuar ndaj rrezikut radiologjik. Megjithatë, dëmet materiale ende nuk janë vlerësuar, ndërsa funksionimi i aparaturave mbetet i pezulluar deri në sanimin e plotë të hapësirës.

Çfarë tregon kjo gjendje?

Kjo ngjarje e zhvilluar brenda pak orësh është pasqyrë e qartë e realitetit në të cilin jetojmë. Pra, kur ka rreshje të zakonshme shiu mund të paralizohet një repart kritik siç është Onkologjia. Përmbytja nuk është thjesht pasojë e motit të keq, por e mungesës së investimeve, mirëmbajtjes dhe standardeve të sigurisë në objektet publike. Radioterapia është një nga hapësirat që duhet të ketë mbrojtjen më të lartë teknike, por dje u përmbyt si një bodrum i zakonshëm.

Shiu djeshëm na tregoi qartë se në çfarë kushtesh po jetojmë. Ai nuk përmbyti vetëm një repart përmbyti iluzionin se institucionet tona janë të sigurta, të mirëmbajtura dhe të përgatitura për sfida minimale. Nëse radioterapia përmbytet pas një rreshje shiu, atëherë problemi nuk është moti por sistemi.

Komuna  e Çairit dhe gjitha komunat tjera kanë nxjerr numra kontakti për të denoncuar dëmet eventuale të shkaktuara nga kushtet klimatike, por kjo masë duket më shumë si veprim sanues sesa parandalues. Do të ishte e rendit që qytetarët mos të traumatizohen por të merren masa paraprake dhe të investohet mirë e me kujdes të veçantë që të evitohen gjitha pasojat e mundshme. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bilall Kasami ngushëllon për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Nijazi Muhamedi
Next Article Doli nga rruga dhe u përplas rëndë me shtyllën elektrike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?