By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu: Republika e sotme e nderon 2 korrikun kur e mbron sovranitetin e saj në çdo cep
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu: Republika e sotme e nderon 2 korrikun kur e mbron sovranitetin e saj në çdo cep
Kosovë

Haxhiu: Republika e sotme e nderon 2 korrikun kur e mbron sovranitetin e saj në çdo cep

Redaksia
Last updated: 02/07/2026 11:22
By Redaksia 8 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti si dhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, kanë mbajtur diskutim me delegatët e Kuvendit të atëhershëm, me rastin e 36-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut.

Sipas një njoftimi përmedia thuhet se Haxhiu tha se më 2 korrik 1990, dera e Kuvendit iu mbyll delegatëve të Kosovës.

Ajo tutje tha se pamja e asaj dite nis me dyer të mbyllura, me polici para Kuvendit, me delegatë jashtë sallës dhe me një pushtet që, pasi ia kishte marrë Kosovës autonominë, kërkonte t’ia merrte edhe zërin politik.

“Por mandati vjen nga populli, dhe atë ditë delegatët e Kosovës e dëshmuan këtë duke folur në emër të Kosovës edhe jashtë sallës së Kuvendit. Pa atë skenë, nuk mund të kuptohet drejt 2 korriku. Regjimi mendonte se kishte ndalur një mbledhje të Kuvendit, ndërkaq kishte lënë pas një pamje që Kosova nuk do ta harronte kurrë, delegatë që qëndronin jashtë sallës por që kishin hyrë brenda historisë”, u shpreh ajo.

Haxhiu theksoi se në atë kohë, Kosova po përballej me dhunë të organizuar shtetërore, duke shtuar më tej se ajo nuk shihej vetëm në dhunën që ushtrohej nga policia e atëhershme, por edhe në goditjen mbi institucionet, shkollën, punën, gjuhën dhe vetë të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të vendosur për veten.

“Serbia synonte më shumë se qeverisjen e Kosovës. Synonte ta linte pa zë politik dhe pa mundësi që të shfaqej si subjekt më vete. Kundër kësaj u ngrit Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut”, theksoi Haxhiu.

Sipas saj, Kosova e asaj kohe kishte shumë pak hapësirë, por kishte njerëz që dinin ta përdornin edhe atë pak hapësirë me mençuri dhe guxim, në mesin e tyre ishin delegatët që e miratuan Deklaratën, njerëzit që e hartuan dhe e mbështetën, si dhe të gjithë ata që e kuptuan se politika e Kosovës duhej të fliste me gjuhën e së drejtës, e jo me gjuhën e nënshtrimit.

“Në këtë histori, vend të veçantë ka akademik Gazmend Zajmi, një nga mendjet që i dha Deklaratës qartësi juridike dhe rend kushtetues. Teksti i 2 korrikut kishte pesë pika dhe secila prej tyre e shtynte Kosovën jashtë pozitës së imponuar nga Serbia. Deklarata e përcaktoi aktin si vetëvendosje politike, e vendosi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të Federatës, përkatësisht Konfederatës së Jugosllavisë, dhe e konfirmoi atë si bashkësi politiko-kushtetuese të qytetarëve dhe komuniteteve të barabarta. Ajo refuzoi amendamentet e Serbisë të vitit 1989 dhe vendosi që Kuvendi dhe bashkësia politike që përfaqësonte të emërtoheshin publikisht vetëm si Kosovë. Kur Muharrem Shabani e lexoi Deklaratën para ndërtesës së Kuvendit, Kosova e artikuloi publikisht qëndrimin e saj politik. Kosova nuk pranoi të trajtohej si krahinë e nënshtruar, por kërkoi që të njihej si njësi e pavarur dhe e barabartë”, ka pohuar ajo.

Sipas saj, pas 2 korrikut erdhi 7 shtatori, Kushtetuta e Kaçanikut, pastaj referendumi për pavarësi dhe gjithë organizimi i viteve ’90. Ajo tha se Kosova u përpoq ta mbante veten në këmbë me institucionet që krijoi, me shkollën shqipe, me universitetin, me jetën politike dhe me qytetarët që nuk pranuan ta merrnin si të përhershme padrejtësinë që u ishte imponuar.

“Rruga politike e viteve ’90 mori kuptimin e saj të plotë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja e mori mbi vete barrën më të rëndë të historisë sonë të re, luftën për çlirimin e vendit. Sakrifica e dëshmorëve, qëndresa e luftëtarëve, dhuna mbi civilët, dëbimi masiv dhe spastrimi etnik e bënë të qartë para botës se Kosova nuk po kërkonte privilegj politik, por liri nga shtypja dhe dhuna e organizuar shtetërore. Pas luftës çlirimtare të UÇK-së dhe ndërhyrjes së aleatëve tanë, Kosova hyri në një fazë të re politike. Më 17 shkurt 2008, ajo e shpalli Republikën e saj si shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ajo ditë e vulosi para botës një kërkesë që ishte formuluar shumë më herët, në vendime politike, në akte kushtetuese, në organizim, në luftë dhe në sakrificë”, ka thënë Haxhiu.

Për këtë arsye, sipas U.D. Presidentes Haxhiu, 2 korriku nuk mund të mbetet në margjinë të kësaj historie, ai është çasti kur Kosova foli në emër të vetes dhe refuzoi që Serbia të vendoste për të.

“Me Deklaratën Kushtetuese, kërkesa për Republikë doli nga thirrja politike dhe hyri në gjuhën institucionale të përfaqësuesve të Kosovës. Sot, Republika e Kosovës i nderon delegatët e 2 korrikut me mirënjohje të thellë dhe të përhershme. I nderojmë ata që janë në mesin tonë. I kujtojmë me respekt ata që nuk jetojnë më”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo më tej tha se mirënjohja u takon edhe familjeve të tyre, sepse politika, në çaste të tilla, nuk qëndron vetëm në dokumente.

“Ajo kthehet në frikë brenda shtëpisë dhe në ankth për njeriun që ka marrë përsipër të thotë atë që regjimi kërkon ta ndalojë. Delegatët e 2 korrikut nuk kishin as komoditetin e një seance normale, as sigurinë që e ofron një shtet i lirë. Përballë tyre ishte një regjim që kërkonte ta shndërronte dhunën në rend kushtetues. Kjo e vendos aktin e tyre në themelin politik të Republikës”, ka pohuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo më tha se sot, teksa kujtojmë 2 korrikun, duhet ta mbajmë të qartë kuptimin politik të asaj dite.

U.D. Presidentja Haxhiu tha se Kosova nuk pranoi të flitej në emër të saj nga Serbia, nuk pranoi që dhuna të bëhej rend kushtetues, nuk pranoi që vullneti i popullit të zëvendësohej me polici dhe me amendamente të imponuara.

“Republika e sotme e nderon 2 korrikun kur e mbron sovranitetin e saj në çdo cep, kur i mban institucionet në shërbim të qytetarëve dhe kur e bën të qartë se për Kosovën vendosin qytetarët e saj. Nderim i përhershëm për delegatët e 2 korrikut. Nderim për të gjithë ata që e menduan, e mbrojtën dhe e çuan përpara idenë e Republikës së Kosovës”, tha në fund U.D. Presidentja Haxhiu.

You Might Also Like

Në Klinë zbulohet shtatorja e ish-presidentit, nga sot sheshi mban emrin “Ibrahim Rugova”

Kurti shmang pyetjen për institucionet: “Po shkoj në Kryeministri” – çfarë po paralajmëron?

20-vjetori i themelimit të IPK-së, vlerësohet roli në forcimin e llogaridhënies dhe integritetit

Kosova kërkon veprim ndaj Serbisë në Komunitetin e Energjisë, Rizvanolli: Nuk do të qëndrojmë duarkryq

ASK-ja publikon parashikimet e popullsisë dhe profilin e komunave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Profecia e Maradonës: Ai parashikoi saktësisht se çfarë do të ndodhte në Kupën e Botës
Next Article MPB do të paraqesë kallëzime penale kundër vajzave të dhunshme që e rrahën vajzën në Aerodrom dhe kundër prindërve të tyre për “braktisje të fëmijës”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Leunora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e TVM2
Maqedoni
Qehaja: Në Jabollçisht këndi lojërave “Parku Miqve” është donacion nga Kosova
Maqedoni
Ministrja e Financave paralajmëroi ndryshime për tatimin minimal global
Maqedoni
Mickoski: Rritëm për 7.000 denarë pernsionet, mundësuam jetë më të dinjitetshme për pensionistët
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?