By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB do të paraqesë kallëzime penale kundër vajzave të dhunshme që e rrahën vajzën në Aerodrom dhe kundër prindërve të tyre për “braktisje të fëmijës”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPB do të paraqesë kallëzime penale kundër vajzave të dhunshme që e rrahën vajzën në Aerodrom dhe kundër prindërve të tyre për “braktisje të fëmijës”
Maqedoni

MPB do të paraqesë kallëzime penale kundër vajzave të dhunshme që e rrahën vajzën në Aerodrom dhe kundër prindërve të tyre për “braktisje të fëmijës”

Redaksia
Last updated: 02/07/2026 11:24
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 korri, Zhurnal.mk – Policia ka filluar të zbardhë rastin skandaloz të dhunës mes të miturve në Aerodrom, i cili u filmua me telefona celularë nga një turmë të miturish. Në videot që dje i publikoi “Sloboden Pechat” shihet se si vajza maltretohet, poshtërohet, goditet me shpullë nga një bashkëmoshatare, detyrohet të gjunjëzohet, ndërsa një tjetër bashkëmoshatare e mban për flokët si “ndihmëse”, raporton SlobodenPecat, transmeton Zhurnal.

Nga MPB për “Sloboden Pechat”, sot në mëngjes, në pyetjen se çfarë masash dhe veprimesh janë ndërmarrë gjatë ditës së djeshme, u mor përgjigja se në stacion policor është zhvilluar bisedë me dy të miturat dhe me prindërit e tyre dhe se do të pasojnë kallëzime penale.

Dje, në orën 19:30, në SPB Shkup, nëna 31‑vjeçare e vajzës që u maltretua në park në Aerodrom ka raportuar se vajza e saj 12‑vjeçare është sulmuar fizikisht nga një 14‑vjeçare, e cila ka qenë së bashku me shoqen e saj dhe që më herët e kishin detyruar në dy raste të gjunjëzohej dhe të kërkonte falje.

Më pas, pasi ishte nisur të largohej, ajo është sulmuar fizikisht nga një tjetër e mitur, ndërsa i gjithë akti është filmuar me telefon nga disa të mitur të pranishëm, prej të cilëve njërin ajo e ka njohur. Po të njëjtën ditë, në stacion policor është zhvilluar bisedë zyrtare me dy të miturat, në prani të prindërve të tyre.

Është njoftuar prokurori publik për të mitur dhe Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale. Lidhur me rastin, po ndërmerren veprime për identifikimin e personave të tjerë të mitur të përfshirë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas së cilës do të paraqiten kallëzime penale për veprën penale “dhunë” sipas nenit 386 dhe për veprën penale “braktisje dhe maltretim i të miturit” sipas nenit 201 të Kodit Penal, thonë nga MPB për “Sloboden Pechat”.

You Might Also Like

Leunora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e TVM2

Qehaja: Në Jabollçisht këndi lojërave “Parku Miqve” është donacion nga Kosova

Ministrja e Financave paralajmëroi ndryshime për tatimin minimal global

Mickoski: Rritëm për 7.000 denarë pernsionet, mundësuam jetë më të dinjitetshme për pensionistët

Mickoski për Kodin Zgjedhor: Ditët e fundit patëm debat konstruktiv, Koalicioni LSDM dhe Levica në moment të fundit e bllokojnë Ligjin me amendamente

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu: Republika e sotme e nderon 2 korrikun kur e mbron sovranitetin e saj në çdo cep
Next Article Messi dhe Argjentina përballen me kontrolle të rrepta sigurie në Miami, reagimi i yllit të madh tërheq vëmendje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Leunora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e TVM2
Maqedoni
Qehaja: Në Jabollçisht këndi lojërave “Parku Miqve” është donacion nga Kosova
Maqedoni
Ministrja e Financave paralajmëroi ndryshime për tatimin minimal global
Maqedoni
Mickoski: Rritëm për 7.000 denarë pernsionet, mundësuam jetë më të dinjitetshme për pensionistët
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?