By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kur hetimet dalin të suksesshme për një gjyqtar të korruptuar, pse dështojnë për rastet e montuara?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Kur hetimet dalin të suksesshme për një gjyqtar të korruptuar, pse dështojnë për rastet e montuara?
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Kur hetimet dalin të suksesshme për një gjyqtar të korruptuar, pse dështojnë për rastet e montuara?

Redaksia
Last updated: 03/07/2026 10:58
By Redaksia 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 korrik, Zhurnal.mk – Rasti i gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, i cili akuzohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash, po zhvillohet me një ritëm të pazakontë për standardet e drejtësisë në vend. ADN-ja e gjetur në mbështjellëset prej letre alumini ku ishin fshehur 350 mijë euro brenda murit të kuzhinës së prindërve të tij në Negotinë, ka krijuar një provë të fortë që e lidh drejtpërdrejt të akuzuarin me paratë. Ekspertiza e MPB-së, dëshmitë, krahasimet biologjike dhe zinxhiri i provave po japin një tablo të qartë hetimore. Por ky rast ngre një pyetje të madhe që si ka mundësi që institucionet arrijnë të zbulojnë gjurmë ADN-je në mbështjellëse alumini të fshehura në mur, por nuk arrijnë të zbulojnë të vërtetën në rastet e montuara politike, ku viktimat kanë kërkuar drejtësi për vite të tëra? shkruan Zhurnal.

Si po hetohet Gjoko Ristov?

Hetimi ndaj Gjoko Ristovit është një shembull se si funksionon drejtësia kur institucionet vendosin të punojnë, edhe mirë shumë që kështu po ndodhë. Gjatë seancës gjyqësore, ekspertët e MPB-së dëshmuan se në mbështjellëset prej letre alumini ku ishin fshehur 350 mijë euro, janë gjetur gjurmë biologjike të gjyqtarit të Apelit. Paratë ishin të futura brenda murit të kuzhinës në shtëpinë e prindërve të tij 600 kartëmonedha me prerje 500 dhe 200 euro

Nga 13 mostra të marra, vetëm dy ishin të përdorshme për analizë. ADN-ja u krahasua me atë të Ristovit dhe prindërve të tij. Rezultati ishte i qartë gjurmët biologjike i përkisnin Ristovit dhe një personi tjetër të panjohur, pa lidhje gjaku me të.

Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva e cilësoi ekspertizën si provë të pakontestueshme që konfirmon versionin e Prokurorisë. Mbrojtja, nga ana tjetër, pretendoi se provat nuk janë ruajtur sipas procedurës dhe se nuk është analizuar vetë kartëmonedha, duke ngritur dyshime për kontaminim dhe trajtim të gabuar të provave.

Megjithatë, Prokuroria mbetet e bindur se gjurmët biologjike ekzistojnë dhe i përkasin të akuzuarit. Seanca e radhës do të mbahet më 14 korrik, ku pritet të dëshmojë një tjetër ekspert i MPB-së dhe të paraqiten prova të reja.

Ky rast po ecën mirë, pasi po prodhon prova e po jep epilog me pak fjalë po krijon përgjegjësi. Dhe pikërisht këtu lind pyetja e madhe.

Sa raste të montuara ka prodhuar ky shtet dhe pse asnjëri nuk po hetohet me këtë metodologji?

Maqedonia e Veriut është prej vitesh kampion i rasteve të montuara politike, dhjetëra raste janë denoncuar si të fabrikuara, të manipuluara, të ndërtuara mbi dëshmi të rreme, presion policor, skenarë politikë dhe gjykime të porositura.

Por asnjëri prej tyre nuk ka marrë epilog të plotë. Asnjëri nuk është hetuar me ADN, me ekspertizë të avancuar, me krahasime biologjike, me zinxhir të provave, me ritëm procedural, me transparencë.

Pse?

Sepse në rastet e montuara, problemi nuk është mungesa e kapacitetit teknik por mungesa e vullnetit institucional.Rastet e montuara nuk janë thjesht gabime procedurale ato janë plagë të hapura të sistemit, janë dëshmi se drejtësia mund të përdoret si armë politike. E më e rënda është se përmes asaj qasjeje krijohet dëshmi se shteti mund të prodhojë fajtorë, jo të zbulojë fajtorë.

Pra, si ka mundësi që shteti arrin të gjejë gjurmë ADN-je në letër alumini të fshehur në mur, por nuk arrin të gjejë të vërtetën në dosjet ku njerëzit janë dënuar pa prova?

 Kujtojmë që, kur drejtësia zgjedh kë të hetojë, ajo nuk është më drejtësi Rasti i Gjoko Ristovit po dëshmon se institucionet mund të punojnë e mund të hetojnë. Të zbulojnë e të prodhojnë prova të forta përmes të cilave çojnë para drejtësisë edhe një gjyqtar të Apelit.

Por fakti që të njëjtat institucione refuzojnë të hetojnë rastet e montuara me të njëjtin standard, e bën sistemin të duket selektiv dhe realisht për pasojë të humbet besimi kolektiv mbi gjyqësorin.

Dhe derisa rastet e montuara të mos hetohen me të njëjtin angazhim e seriozitet si rastet e korrupsionit individual, vendi do të mbetet i bllokuar në një realitet ku drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë, dhe më askush nuk i beson drejtësisë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare

Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore

Mickoski: Gjatë ditës së sotme do të dorëzohen në Kuvend emrat e ministrave të rinj

Kuvendi i RMV-së ka miratuar Ligjin për Procedurën Civile, i cili do të lejojë që seancat gjyqësore të zhvillohen me mjete elektronike

Me 40 milionë euro nga BE janë blerë pajisje të reja për Armatën e RMV-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Luajti lotari për katër dekada, më në fund burrit i buzëqeshi fati
Next Article Bebe Rexha zbulon si e bindi Faithless për “New Religion”: M’u desh shumë kohë ta merrja aprovimin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare
Maqedoni
Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore
Maqedoni
Sulme të reja ndaj të miturve në Shkup: Një djalë i sulmuar në Karposh dhe një vajzë në Qendër
Kronika
Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?