By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ekrem Bajroviq shpallet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vjet burgim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ekrem Bajroviq shpallet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vjet burgim
Kosovë

Ekrem Bajroviq shpallet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vjet burgim

Redaksia
Last updated: 03/07/2026 11:13
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 12 vite burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999, raporton Ekonomia Online.

Ekrem Bajroviq nga Prokuroria Speciale po akuzohet për “krime lufte ndaj popullatës civile” në Istog dhe në fshatrat përreth në vitet 1998-1999.

Ky është vendimi i rigjykimit, pasi rasti ishte kthyer në rivendosje nga Gjykata Supreme.

Fillimisht, më 19 korrik 2024, Gjykata Themelore e kishte shpallur fajtor Bajroviqin dhe e kishte dënuar me 12 vjet burgim. Ky aktgjykim ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit më 21 maj 2025, e cila kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes, duke vlerësuar se shkalla e parë kishte vendosur drejt.

Megjithatë, Gjykata Supreme, me vendimin e përpiluar më 4 dhjetor 2025, kishte miratuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtja e Bajroviqit, avokatët Ljubomir Pantoviq dhe Milosh Deleviq, dhe e kishte kthyer çështjen në rigjykim.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë kryesuesi i trupit gjykues Avni Syla.

“Sot me datë 3.7.2026, në emër të popullit shpallim këtë aktgjykim. I akuzuari Ekrem Bajroviq, të dhënat personale si në shkresat e lëndës, gjykata e shpall fajtor për veprën penale krim i luftës ndaj popullatës civile, bashkëkryerje nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. Andaj gjykata, u përmbahet neneve 4, 5, 6, 7, 8, 11, 12, 22, 25, 33, 34, 35, 38, 41, 51 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, dhe nenin 368, 366 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, e gjykon të akuzuarin me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 viteve. Në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 19.10.2022 e tutje, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykim. Të akuzuarit Ekrem Bajroviq i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar. Detyrohet i akuzuari që t’i paguajë shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej 300 euro, si dhe në emër të kompensimit për viktimat e krimit në vlerë prej 100 euro. Të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest të rregullt civil. Palët e pakënaqura me këtë aktgjykim kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të kopjes së aktgjykimit në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate. Arsyet më të zgjeruara për këtë çështje do t’i japim në aktgjykimin e përpiluar në shkrim, të cilin aktgjykim do ta pranoni në afatin ligjor”, tha Syla.

You Might Also Like

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

​Reagime pas dënimit të Bajroviqit, dëshmitarët: S’pamë drejtësi për Masakrën e Staradranit

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

​12 kadetë diplomojnë si oficerë të FSK-së, Haxhiu e Kurti: Do të udhëhiqni ushtrinë e së ardhmes me përgjegjësi

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vdes këmbësori që u godit javën e kaluar nga një veturë në Pejë
Next Article Haxhiu: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik, lufta e UÇK-së ishte themeli i lirisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare
Maqedoni
Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore
Maqedoni
Sulme të reja ndaj të miturve në Shkup: Një djalë i sulmuar në Karposh dhe një vajzë në Qendër
Kronika
Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?