By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Kronika

Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

admin
Last updated: 05/07/2026 17:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 korrik Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar nëntë raste të dhunës në familje në disa lokacione të ndryshme në vend. Në pesë raste autorët janë privuar nga liria, ndërsa me tre persona është zhvilluar bisedë zyrtare.

Në Kumanovë është arrestuar një 32-vjeçar, i dyshuar se ka sulmuar fizikisht nënën e tij në shtëpinë familjare.

Në Tetovë, policia ka arrestuar një 62-vjeçar, i cili, sipas kallëzimit të dy djemve të tij, nën ndikimin e alkoolit i ka sulmuar fizikisht dhe i ka kërcënuar me një mjet të mprehtë.

Në komunën e Çashkës është arrestuar një 28-vjeçar, i dyshuar se ka sulmuar partneren e tij jashtëmartesore, duke përdorur edhe një send të fortë. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit.

Në Veles, një 24-vjeçar është privuar nga liria për shkak të kërcënimeve ndaj ish-partneres së tij dhe sulmit fizik ndaj një shoku të saj në një lokal.

Në një rast tjetër në Veles, policia ka zhvilluar biseda zyrtare me tre persona, pasi një burrë ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga vëllai, nusja dhe babai i tij.

Në Shkup, një grua 41-vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti në shtëpinë familjare, ndërsa një vajzë 21-vjeçare ka raportuar se ka marrë kërcënime nga partneri i saj.

Në Shtip është arrestuar një 39-vjeçar, i cili, sipas kallëzimit, ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij dhe ka shkelur masën gjyqësore për mbrojtje nga dhuna në familje.

Në Pehçevë, një grua 46-vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj para një objekti hotelierik.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se për të gjitha rastet janë njoftuar prokurorët publikë kompetentë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

You Might Also Like

Gjendet një granatë nga Lufta e Dytë Botërore gjatë punimeve në Shkup

Përdhunoi të miturën ndërsa shoku i tij incizoi aktin

Një shtetas italian grabitet në qendër të Shkupit

Në pranga 21-vjeçari, dyshohet se abuzoi seksualisht një të mitur

Sulme të reja ndaj të miturve në Shkup: Një djalë i sulmuar në Karposh dhe një vajzë në Qendër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përdhunoi të miturën ndërsa shoku i tij incizoi aktin
Next Article Rreth 20 profile dhe portale nën hetime për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes në kontestin me Bullgarinë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Snopçe: Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat lë pa mekanizma kontrolli pushtetin lokal
Maqedoni
BDI Tetovë thërret protestë më 11 korrik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve
Maqedoni TOP LAJM
Rrugë të mbushura, terasa dhe plazhe plot – Ohri po jeton ritmin e plotë të sezonit turistik
Maqedoni TOP LAJM
Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?