By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Snopçe: Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat lë pa mekanizma kontrolli pushtetin lokal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Snopçe: Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat lë pa mekanizma kontrolli pushtetin lokal
Maqedoni

Snopçe: Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat lë pa mekanizma kontrolli pushtetin lokal

admin
Last updated: 05/07/2026 23:48
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 korrik, Zhurnal.mk – Deputeti i Aleanca për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka ngritur shqetësime lidhur me Projektligjin për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat, duke vlerësuar se ai nuk parasheh mekanizma të qartë për zbatimin e dispozitave në nivelin e pushtetit lokal, transmeton Zhurnal.mk.

Gjatë debatit parlamentar për projektligjin, Snopçe theksoi se Trupi Koordinues, i cili parashihet me ligj, themelohet dhe përbëhet nga Qeveria dhe do të bashkëpunojë me Agjencinë e Administratës.

Sipas tij, ligji nuk sqaron se në çfarë mënyre do të detyrohen ta zbatojnë këtë ligj kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetarët e komunave, si dhe nuk përcakton mekanizma për mbajtjen e tyre përgjegjës në rast të moszbatimit të dispozitave.

“Ligji nuk sqaron si do të detyrohen të zbatojnë dispozitat kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetarët e komunave, apo si do t’u kërkohet përgjegjësi në rast moszbatimi. Ky është një boshllëk serioz. Ligji duhet të parashikojë mekanizma të qartë kontrolli dhe përgjegjësie edhe për nivelin lokal”, deklaroi Snopçe.

Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat vazhdon të jetë objekt debati në Kuvend, ku deputetët e shumicës dhe opozitës kanë paraqitur qëndrime të ndryshme lidhur me përmbajtjen dhe zbatueshmërinë e tij.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI Tetovë thërret protestë më 11 korrik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve
Next Article Mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?