By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI Tetovë thërret protestë më 11 korrik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI Tetovë thërret protestë më 11 korrik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve
MaqedoniTOP LAJM

BDI Tetovë thërret protestë më 11 korrik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve

admin
Last updated: 05/07/2026 23:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 5 korrik, Zhurnal.mk – Dega e Bashkimi Demokratik për Integrim në Tetovë ka njoftuar se më 11 korrik do të organizojë një protestë qytetare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit për emërtimin e rrugëve dhe sheshit në Tetovë.

Në një kumtesë për opinionin, BDI pretendon se komuna e Tetovës nuk e ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, gjë që, sipas partisë, ka ndikuar në shfuqizimin e vendimit dhe rikthimin e emrave të mëparshëm të rrugëve.

“Prandaj, për ne është më se e qartë se Bilall Kasami mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike për këtë vendim skandaloz. Heshtja dhe mosveprimi i tij ndaj kërkesave të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë përgjegjësi të rëndë ndaj interesit, historisë dhe dinjitetit të qytetarëve të Tetovës”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga dega e BDI-së në Tetovë vlerësojnë se vendimi për emrat e rrugëve prek identitetin dhe trashëgiminë e qytetit, ndërsa i bëjnë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar.

“Ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen në protestën e 11 korrikut, në mbrojtje të dinjitetit, historisë dhe identitetit të Tetovës”, theksohet në kumtesë.

Protesta vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi aktin për emërtimin e një pjese të rrugëve dhe sheshit në Tetovë.

You Might Also Like

Snopçe: Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat lë pa mekanizma kontrolli pushtetin lokal

Rrugë të mbushura, terasa dhe plazhe plot – Ohri po jeton ritmin e plotë të sezonit turistik

Ali Ahmeti nga Struga: BDI më e bashkuar, më e organizuar dhe e gatshme se kurrë

Ndryshimet klimatike, Ademi: Ndikojnë në shëndetin e qytetarëve

Rritet interesimi për Pishinën e Qytetit në Tetovë, qytetarët kërkojnë më shumë investime në infrastrukturën sportive

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrugë të mbushura, terasa dhe plazhe plot – Ohri po jeton ritmin e plotë të sezonit turistik
Next Article Snopçe: Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat lë pa mekanizma kontrolli pushtetin lokal
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Snopçe: Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat lë pa mekanizma kontrolli pushtetin lokal
Maqedoni
Rrugë të mbushura, terasa dhe plazhe plot – Ohri po jeton ritmin e plotë të sezonit turistik
Maqedoni TOP LAJM
Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë
Ali Ahmeti nga Struga: BDI më e bashkuar, më e organizuar dhe e gatshme se kurrë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?