By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdojnë operacionet policore në Zubin Potok – sërish zbulohet sasi e madhe armësh dhe municioni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Vazhdojnë operacionet policore në Zubin Potok – sërish zbulohet sasi e madhe armësh dhe municioni
Kronika

Vazhdojnë operacionet policore në Zubin Potok – sërish zbulohet sasi e madhe armësh dhe municioni

admin
Last updated: 06/07/2026 10:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës në tri raste të ndara rreth orës 02:00 në shtëpi të pabanuara, ka gjetur dhe sekuestruar sasi të ndryshme municioni, armë dhe pajisje të dyshuara ushtarake.

Në rastin e parë, në objekt janë gjetur dhe konfiskuar 432 fishekë të kalibrit 7.62 mm si dhe 18 fishekë të kalibrit të panjohur. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kompetent dhe është inicuar procedura hetimore.

Në rastin e dytë, policia ka gjetur dhe sekuestruar 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake si dhe tri pajisje ushtarake për ushqim.

Edhe për këtë rast është njoftuar prokuroria, e cila ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Ndërsa në rastin e tretë, janë konfiskuar një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra me origjinë jugosllave.

Edhe ky rast është duke u trajtuar nga njësitë relevante policore në koordinim me prokurorinë.

Të gjitha rastet janë duke u hetuar për të sqaruar origjinën e armëve, municionit dhe pajisjeve të gjetura, si dhe për të identifikuar personat e mundshëm të përfshirë.

Këto nuk janë rastet e vetme, pasi kohëve të fundit Policia e Kosovës është duke hasur në një numër të shtuar të rasteve të ngjashme ku po zbulohen armë, municion dhe pajisje të ndryshme të dyshuara në lokacione të ndryshme.

You Might Also Like

Gruaja nga Mali i Zi denoncon ish partnerin se nga burgu kërcënon me telefon atë dhe familjarët e saj

Rrahu bashkëshorten dy herë, kallëzim penal ndaj 59-vjeçarit

Armë të fshehura në kamper, ndalohet një shtetas austriak në “Tabanoc”

Rreth 400 metra kub dru zjarri u sekuestruan nga një kompani në Shkup

203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këto vetura janë reale, por duken sikur kanë dalë nga një libër komik
Next Article Adele bën një paraqitje të rrallë publike, shfaqet me bluzën e Lando Norris në Silverstone
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?