By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: UEFA del kundër vendimit të FIFA-s për kartonin e kuq të Balogun: U kalua një vijë e kuqe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > UEFA del kundër vendimit të FIFA-s për kartonin e kuq të Balogun: U kalua një vijë e kuqe
Sport

UEFA del kundër vendimit të FIFA-s për kartonin e kuq të Balogun: U kalua një vijë e kuqe

admin
Last updated: 06/07/2026 12:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

UEFA ka reaguar ashpër ndaj vendimit të FIFA-s për të pezulluar zbatimin e dënimit me një ndeshje të Folarin Balogun, duke e cilësuar atë si një precedent të rrezikshëm që cenon integritetin e futbollit.

Në një deklaratë zyrtare, shtëpia e futbollit evropian thekson se pezullimi automatik pas një kartoni të kuq është një rregull i qartë dhe nuk mund të interpretohet apo të ndryshohet gjatë zhvillimit të një turneu.

“Vendimi i djeshëm për të pezulluar për një periudhë prove prej një viti zbatimin e pezullimit automatik me një ndeshje pas kartonit të kuq të dhënë për Folarin Balogun kaloi një vijë të kuqe”.

“Futbolli, si çdo sport tjetër, mbështetet te rregullat, të cilat janë baza e një gare të drejtë, të ndershme dhe transparente. Ndonjëherë rregullat janë të hapura për interpretim. Në këtë rast, jo”.

“Pezullimi automatik minimal me një ndeshje pas një kartoni të kuq nuk është një opsion diskrecional dhe nuk kërkon vendimin e një organi kompetent për të hyrë në fuqi. Është një parim i përfshirë në rregullore, që nuk mund t’i nënshtrohet përjashtimeve, aq më pak në mes të një turneu ku disa lojtarë të tjerë kanë qenë në të njëjtën situatë dhe e kanë vuajtur rregullisht pezullimin”.

UEFA paralajmëron se vendimi i FIFA-s rrezikon besueshmërinë e garës dhe krijon një precedent për raste të ngjashme gjatë Kupës së Botës.

“Kur siguria e zbatimit të rregullave nuk garantohet më nga vetë kujdestarët e tyre, integriteti i lojës vihet në pikëpyetje dhe besueshmëria e një gare dëmtohet”.

“Po ashtu, ky vendim krijon një precedent në turneun aktual, ku situata të ngjashme tani do të kërkojnë trajtim të barabartë, në dëm të vetë garës”.

Në fund të deklaratës, UEFA shprehu habinë për mënyrën se si u trajtua rasti.

“Futbolli është sporti më i dashur në botë sepse është një lojë e bukur dhe gëzon besimin e njerëzve sepse luhet kudo sipas të njëjtave rregulla”.

“Ne shprehim mosbesimin tonë për një vendim kaq të paprecedentë, të pakuptueshëm dhe të pajustifikueshëm”, thuhet në komunikatë.

You Might Also Like

Zyrtare: Sandro Tonali i bashkohet Tottenhamit

Përzgjedhësi i Spanjës nuk ka dyshime: Pau Cubarsi e ndal Cristiano Ronaldon

Jude Bellingham tregon klasin edhe pas ndeshjes: E ngushëllon talentin e Meksikës dhe i jep fanellën

Nuk luajti asnjë minutë, por e mbylli natën në spital: Jordan Henderson pësoi lëndim të pazakontë gjatë festës së golit

“Ancelotti vendosi”, Vinicius Jr shpjegon arsyen pse nuk e gjuajti penalltinë ndaj Norvegjisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zhupa: Të fundit në raportin e KE për cilësinë e ujërave larës
Next Article Zendaya tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj në promovimin e “The Odyssey” në Londër
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Osmani nuk komenton nismën për shkarkimin e Abdixhikut: Qëndroj prapa deklarimeve të mëhershme
Kosovë
Mbi gjashtë mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut për punë sezonale në Kroaci
Maqedoni
Nga mesnata dizeli shtrenjohet për 2,5 denarë, benzina për 1 denar
Ekonomi
Lajm i rëndësishëm për mërigmtarët: Toshkovski shpejgon si gjobiten veturat me targa të huaja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?