By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gruaja e Erdoganit pret bashkëshortet e liderëve në Samitin e NATO-s, organizon një drekë të veçantë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gruaja e Erdoganit pret bashkëshortet e liderëve në Samitin e NATO-s, organizon një drekë të veçantë
Bota

Gruaja e Erdoganit pret bashkëshortet e liderëve në Samitin e NATO-s, organizon një drekë të veçantë

admin
Last updated: 06/07/2026 14:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ankara, 06 korrik, Zhurnal.mk – Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan do të takohet me bashkëshortet e krerëve të shteteve dhe qeverive që do të marrin pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara në një tryezë të rrumbullakët me temë “Fëmijët, Teknologjia dhe Siguria: Mbrojtja e Gjeneratës së Ardhshme”.

Emine Erdogan do të presë bashkëshortet e krerëve të shteteve dhe qeverive që do të mbërrijnë në Ankara për Samitin e 36-të të NATO-s, i cili fillon nesër. në Pallatin Çankaya.

Takimi që do të mbahet në margjinat e Samitit të NATO-s në Ankara, pritet të ofrojë një platformë për shkëmbimin e pikëpamjeve që synojnë forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për të mbrojtur më efektivisht fëmijët nga rreziqet e botës digjitale.

Në takim synohet rritja e ndërgjegjësimit për rreziqet që fëmijët mund të përballen në mjediset digjitale, zhvillimi i bashkëpunimit midis palëve të interesuara për këtë çështje dhe ndarja e praktikave të mira në vendet aleate.

Gjithashtu me takimin synohet të theksohet rëndësia e një qasjeje të bazuar në të drejta dhe të përqendruar në vlera, e cila nuk e shpërfill zhvillimin e fëmijëve në përcaktimin e politikave dhe praktikave në fushën digjitale, dhe të kontribuojë në zhvillimin e mekanizmave mbrojtës të balancuar, të matur dhe të përshtatshëm për moshën.

Takimi, ku bashkëshortet e udhëheqësve do të flasin me radhë, është planifikuar të trajtojë temat si në vijim, “Siguria digjitale dhe rreziqet e gjeneratës së ardhshme”, “Qasjet mbrojtëse dhe të përshtatshme për moshën”, “Përgjegjësia e përbashkët dhe bashkëpunimi me shumë aktorë”, “Ndërgjegjësimi, edukimi dhe njohuritë digjitale”, “Qasjet etike dhe të bazuara në vlera” dhe “Ndarja e shembujve të praktikave më të mira”.

Pas takimit, zonja e parë e Turqisë do të drekojë me bashkëshortet e udhëheqësve.

Përmes ushqimit, bashkëshorteve të liderëve do t‘u prezantohet nga afër kuzhina turke.

Bashkëshortet e udhëheqësve do të shijojnë vaktin e tyre në një sallë ku do të shfaqen shembuj të pllakave të Iznikut dhe mbulesa tavoline që pasqyrojnë kulturën turke të qëndisjes.

Në këtë drejtim, dreka përtej të qenit një drekë, ajo do t’i bëjë mysafirët të ndiejnë traditat e artizanatit, artit dhe mikpritjes turke.

Pas drekës, Emine Erdogan dhe bashkëshortet e udhëheqësve do të pozojnë për një fotografi.

Pas fotografisë, Emine dhe bashkëshortet e liderëve do të shqyrtojnë një koleksion që paraqet pëlhura, qëndisje dhe punime me gjilpërë të cilët pasqyrojnë artizanate (punime me dorë) tradicionale dhe pasurinë e kulturës turke të endjes.

Bashkëshortet e liderëve mysafirë, do të kenë gjithashtu mundësinë të shohin nga afër objekte që përfaqësojnë kujtesën vizuale të Mesopotamisë, tokave të Anadollit, Perandorisë Osmane dhe shteteve turke. /AA/

You Might Also Like

“Bordi i Paqes” kërkon që të gjitha armët në Gaza të kalojnë nën kontroll shtetëror

Zelensky: NATO të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Guterres: Të krijojmë një sistem të mirorganizuar të qeverisjes globale të IA

Papa Leone XIV: Emigrantët formësuan të ardhmen e kombit amerikan

Shefi i NATO-s flet para samitit në Turqi, zbulon prioritetet kryesore të Aleancës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuzeska: Mickoski nuk heq dorë nga grabitja zgjedhore, votimi me postë është vetëm përpjekja e re për manipulim
Next Article Brazili konfirmon vendimin për të ardhmen e Carlo Ancelottit pas eliminimit befasues nga Kupa e Botës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

​KQZ në pritje të vendimit të Supremes, Baraliu: S’ka arsye për rinumërim të plotë të votave
Kosovë
Hoxha: Leja e re për “Titan‑Usje” do të jetë sipas parametrave të ligjit të ri, premtoj procedurë transparente
Maqedoni
Isufaj për deklaratën e Haxhiut: Nuk bie pre e askujt
Kosovë
Lutkov: Zbatimi i pasaktë i Ligjit për gjuhën maqedonase është pasojë e menaxhimit të papërgjegjshëm shumëvjeçar
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?