By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Loja jonë, jo e tyre”, Jurgen Klopp godet Trumpin dhe FIFA-n për vendimin ndaj Balogunit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Loja jonë, jo e tyre”, Jurgen Klopp godet Trumpin dhe FIFA-n për vendimin ndaj Balogunit
Sport

“Loja jonë, jo e tyre”, Jurgen Klopp godet Trumpin dhe FIFA-n për vendimin ndaj Balogunit

admin
Last updated: 06/07/2026 15:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Jurgen Klopp ka kritikuar ashpër vendimin e FIFA-s për të anuluar pezullimin e sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun, duke vënë në pikëpyetje edhe rolin e presidentit amerikan Donald Trump në këtë çështje.

Balogun u ndëshkua me karton të kuq direkt në fitoren 2-0 ndaj Bosnjë e Hercegovinës dhe FIFA kishte konfirmuar fillimisht se sulmuesi do të vuante automatikisht një ndeshje pezullim.

Megjithatë, një ditë para përballjes me Belgjikën në fazën e 1/16 së finales, FIFA ndryshoi vendimin dhe e lejoi Balogunin të luante, pas raportimeve për kontakte mes Shtëpisë së Bardhë, Donald Trumpit dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Vendimi shkaktoi reagime të shumta në botën e futbollit, ndërsa Klopp ishte një nga zërat më kritikë.

“Nëse kjo ka ndodhur vërtet, atëherë është çmenduri”.

“Le ta themi kështu: Ky është sporti ynë, jo i tyre. Këta dy njerëz, të cilët nuk kanë asnjë ide për futbollin, nuk duhet të kenë asnjë lidhje me këtë”.

“Ishte karton i kuq, nuk ka asnjë diskutim për këtë. Na vjen keq për Balogunin sepse nuk e bëri me qëllim, por kështu e thonë rregullat”, deklaroi Klopp.

Vendimi i FIFA-s për të ndryshuar pezullimin e Balogunit ka shkaktuar kritika të forta nga tifozë, analistë dhe zyrtarë të futbollit, të cilët e konsiderojnë atë një precedent të rrezikshëm për integritetin e garës.

You Might Also Like

FIFA trondit Argjentinën me dënime të rënda – gjoba të majme dhe deri në 10 ndeshje pezullim

Goditje për Real Madridin para ndeshjes me Espanyolin, Mourinho konfirmon dy mungesa

U përfol për një marrëveshje me Barcelonën, Chivu flet për të ardhmen e Lautaros

Barcelona bën transferimin më të çuditshëm të verës

Juventusi planifikon të nënshkruajë tre lojtarë të tjerë për tri pozita, etiketohen emrat që i duan

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky: NATO të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Next Article Stojanovski: Me ribalancin sigurohen kushte që vendi të vazhdojë rrugën e financave stabile dhe standardit më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?