By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tetova drejt një arterie të re moderne
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tetova drejt një arterie të re moderne
Maqedoni

Tetova drejt një arterie të re moderne

admin
Last updated: 06/07/2026 16:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 korrik, Zhurnal.mk – Komuna e Tetovës thekson se mbetet e përkushtuar për ta përfunduar projektin sa më shpejt, duke garantuar se çdo fazë e punimeve monitorohet për të siguruar cilësi maksimale, shkruan Koha.mk, transmeton Zhurnal.

Një nga rrugët më të përfolura dhe më të rëndësishme për qarkullimin urban në Tetovë, “Boris Kidriç”, po i afrohet fazës përfundimtare të rindërtimit. Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe kërkesash të vazhdueshme nga qytetarët për përfundimin e punimeve, pushteti lokal njofton se projekti po realizohet me intensitet të shtuar dhe po merr formën e tij përfundimtare, sipas standardeve moderne.

Sipas Komunës së Tetovës, makineritë e rënda tashmë janë larguar nga korsia kryesore, ndërsa fokusi i punimeve është zhvendosur te detajet estetike dhe funksionale të shëtitores. Ekipet në terren po vazhdojnë pa ndërprerje shtrimin e pllakave në trotuarin qendror, ndërsa paralelisht po punohet në rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe vendosjen e elementeve të reja të mobilimit urban.

Investimi synon krijimin e një infrastrukture më të sigurt dhe funksionale për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Sipas autoriteteve komunale, rruga ka një gjatësi prej 350 metrash dhe gjerësi prej 25 metrash. Në të dy anët janë paraparë trotuare me gjerësi nga dy metra, një brez i gjelbër, një shëtitore qendrore me gjerësi 4.5 metra, si dhe dy shtigje biçikletash me gjerësi nga dy metra secili. “Punët në rrugën ‘Boris Kidriç’ janë drejt fazës përfundimtare të realizimit të projektit. Aktualisht po vazhdon shtrimi i pllakave në shëtitoren qendrore, ndërsa paralelisht po kryhen rregullimet e gjelbërimit dhe vendosja e elementeve përcjellëse urbane. Trotuari qendror i paraparë me projekt është duke u realizuar, ndërsa njëkohësisht po ndërtohet edhe shtegu i biçikletave në kuadër të të njëjtit segment. Ndriçimi publik tashmë është përfunduar, ndërsa pajisjet urbane do të vendosen pas përfundimit të shtrimit të pllakave në trotuare”, deklaroi Besarta Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Një nga elementet kyçe të projektit është edhe ndërtimi i udhëkryqit rrethor, i cili pritet të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit dhe shkarkimin e trafikut në këtë pjesë të qytetit.

Komuna e Tetovës thekson se mbetet e përkushtuar për ta përfunduar projektin sa më shpejt, duke garantuar se çdo fazë e punimeve monitorohet për të siguruar cilësi maksimale. “Udhëkryqi rrethor është realizuar dhe aktualisht është lidhur përkohësisht me rrugën ‘Boris Kidriç’. Në fazat e ardhshme ai do të lidhet edhe me segmentin drejt bulevardit ‘V. S. Bato’, sipas planifikimeve infrastrukturore. Projekti është hartuar sipas standardeve dhe ne mbetemi të angazhuar që realizimi i tij i plotë të përfundojë brenda afateve të parapara”, shtoi Ramadani.

Megjithatë, për momentin nuk është planifikuar vazhdimi i rindërtimit të segmentit të rrugës që kalon pranë Qendrës Sportive, ku asfalti mbetet i dëmtuar dhe me gropa, ndonëse më herët kishte pasur paralajmërime se punimet do të vazhdonin edhe në këtë pjesë.

Punimet për rindërtimin e rrugës “Boris Kidriç” kanë nisur pothuajse para dy vitesh, ndërsa vlera e përgjithshme e projektit arrin në rreth 18 milionë denarë.

Ky projekt ishte objekt kritikash edhe gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet lokale, kur opozita ngriti dilema lidhur me dinamikën e realizimit dhe zvarritjen e punimeve.

You Might Also Like

Hoxha: Leja e re për “Titan‑Usje” do të jetë sipas parametrave të ligjit të ri, premtoj procedurë transparente

Lutkov: Zbatimi i pasaktë i Ligjit për gjuhën maqedonase është pasojë e menaxhimit të papërgjegjshëm shumëvjeçar

Reagim i shpejtë pas motit të keq në Shkup, pjesa më e madhe e dëmeve u raportuan online

Toshkovski: Katalogu për trajnimet e vazhdueshme është hap i ri drejt një policie moderne, profesionale dhe efikase

Mbështetje psikologjike falas për nxënësit e shkollave të mesme

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Karakaçi: Nënstacioni i ri në Piqeras do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji në jug
Next Article Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, e rëndësishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

​KQZ në pritje të vendimit të Supremes, Baraliu: S’ka arsye për rinumërim të plotë të votave
Kosovë
Hoxha: Leja e re për “Titan‑Usje” do të jetë sipas parametrave të ligjit të ri, premtoj procedurë transparente
Maqedoni
Isufaj për deklaratën e Haxhiut: Nuk bie pre e askujt
Kosovë
Lutkov: Zbatimi i pasaktë i Ligjit për gjuhën maqedonase është pasojë e menaxhimit të papërgjegjshëm shumëvjeçar
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?