By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Lamallari: Lufta kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit, prioritet që nuk negociohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ministri Lamallari: Lufta kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit, prioritet që nuk negociohet
Shqipëri

Ministri Lamallari: Lufta kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit, prioritet që nuk negociohet

admin
Last updated: 06/07/2026 18:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 6 korrik ZHurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mori pjesë në analizën 6-mujore të punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku vlerësoi rolin kyç të këtij institucioni në forcimin e integritetit të Policisë së Shtetit dhe në përmbushjen e standardeve që kërkon procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, ministri theksoi se analiza nuk duhet parë thjesht si një moment bilanci, por si një mundësi për të vlerësuar me realizëm arritjet dhe sfidat në një etapë vendimtare për vendin. “Deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, rezultatet nuk do të maten vetëm me ligje apo dokumente, por me institucione që funksionojnë, me standarde që zbatohen dhe me besimin që qytetarët kanë tek shteti. Në këtë proces, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka një rol kyç”,-u shpreh Lamallari.

Ministri solli në vëmendje edhe kërkesat e Bashkimit Evropian në kuadër të Grupkapitullit “Themelorët”, duke theksuar se forcimi i integritetit në radhët e Policisë së Shtetit është një nga piketat vendimtare për ecurinë e negociatave. “Lufta kundër korrupsionit brenda strukturave ligjzbatuese është një prioritet i panegociueshëm. AMP duhet të jetë gjithnjë e më shumë proaktive në identifikimin e rasteve të korrupsionit dhe shkeljeve të integritetit, përmes analizës së riskut, inspektimeve, hetimeve administrative dhe trajtimit profesional të ankesave të qytetarëve,” deklaroi ai.

Lamallari vlerësoi gjithashtu kontributin e AMP-së në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit evropian, duke përmendur raportimet për Komisionin Evropian, pjesëmarrjen në strukturat e dialogut me BE-në dhe angazhimin për përmbushjen e objektivave të Grupkapitullit “Themelorët”. Sipas tij, raportet kanë vlerë vetëm kur mbështeten mbi rezultate konkrete. “Çdo hetim profesional, çdo rast korrupsioni i zbuluar, çdo shkelje e ndëshkuar dhe çdo procedurë e zhvilluar me integritet e afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian,” theksoi ministri.

Një tjetër fokus i fjalës ishte domosdoshmëria për të mbrojtur shumicën dërrmuese të punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët, sipas tij, shërbejnë me ndershmëri, profesionalizëm dhe sakrificë. “Nuk mund të ketë një polici të fortë pa integritet dhe nuk mund të ketë siguri të qëndrueshme pa besimin e qytetarëve. Çdo punonjës që shkel ligjin, abuzon me detyrën apo tradhton besimin e qytetarëve nuk dëmton vetëm institucionin, por godet vetë autoritetin e shtetit. Pikërisht për këtë arsye, AMP duhet të veprojë me vendosmëri, pa kompromis dhe pa ndikime, për të identifikuar, hetuar dhe larguar nga radhët e Policisë çdo element që njollos uniformën,” u shpreh Lamallari.

Ministri nënvizoi se pastrimi i radhëve të Policisë nuk është një betejë kundër institucionit, por investimi më i rëndësishëm për ta bërë atë më të fortë, më të besueshme dhe më të denjë për besimin e qytetarëve. Në përfundim, Lamallari rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në përmbushjen e misionit të saj, duke theksuar se integriteti nuk është vetëm një kërkesë e Bashkimit Evropian, por themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit dhe institucionet e vendit. “Jam i bindur se me profesionalizëm, vendosmëri dhe përgjegjësi, AMP do të vazhdojë të japë kontribut të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në rrugën e pakthyeshme të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”,-përfundoi ministri.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​KQZ në pritje të vendimit të Supremes, Baraliu: S’ka arsye për rinumërim të plotë të votave
Next Article Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi. 5 zjarrfikëse në terren për shuarjen e flakëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?