By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Granit Xhaka: Shpresoj që vajzat e mia të trashëgojnë ambicien dhe vullnetin tim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Granit Xhaka: Shpresoj që vajzat e mia të trashëgojnë ambicien dhe vullnetin tim
Showbizz

Granit Xhaka: Shpresoj që vajzat e mia të trashëgojnë ambicien dhe vullnetin tim

admin
Last updated: 07/07/2026 12:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka treguar një anë më personale të jetës së tij në një intervistë për bote.ch, duke folur veçanërisht për rolin e familjes dhe vlerat që dëshiron t’u transmetojë vajzave të tij.

Xhaka është baba i tre vajzave, Ayana, Laneya dhe Neyana, të cilat i ka me bashkëshorten Leonita Lekaj.

Pavarësisht karrierës së suksesshme në futboll dhe presionit të madh që sjell ajo, ai thotë se familja mbetet mbështetja e tij kryesore dhe një pikë orientimi në çdo vendim të rëndësishëm.

 Granit Xhaka

Futbollisti zviceran ka treguar se edhe sot, pavarësisht se është baba dhe afër moshës 34-vjeçare, kërkon këshilla nga prindërit dhe vëllai i tij Taulanti.

Sipas tij, me kalimin e viteve ka mësuar të jetë më i duruar dhe të mos kërkojë gjithçka menjëherë, siç bënte kur ishte më i ri.

Në shtëpi, Xhaka përshkruhet si një njeri familjar.

Ka treguar se një nga gjërat më të çmuara në ambientin e tij është një pikturë ku shfaqen gruaja dhe fëmija i parë, një dhuratë nga një artist në Dubai.

Kur flet për vajzat e tij, Xhaka thotë se dëshiron t’u trashëgojë mbi të gjitha ambicien dhe vullnetin për të arritur qëllimet, edhe kur ato duken të vështira.

Ndërsa një tipar që nuk do të donte t’ua kalonte është padurimi, një cilësi që ai pranon se e ka pasur gjatë gjithë jetës.

Historia e Xhakës është ndërtuar mbi këmbënguljen.

Nga fëmijëria e tij, kur familja u largua nga Kosova dhe u vendos në Zvicër, deri te vështirësitë në karrierë, ka mësuar të luftojë për çdo sukses.

Pikërisht këtë mentalitet dhe forcë karakteri dëshiron t’ua përcjellë edhe fëmijëve të tij.

Për Xhakën, futbolli është një pjesë e madhe e jetës, por familja mbetet arsyeja kryesore që i jep stabilitet dhe motivim për të vazhduar të shkruajë histori në fushë.

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gruaja dhe djali 10-vjeçar denoncojnë dhunë në familje
Next Article Murati vlerëson raportin e FMN-së: Kosova ndër ekonomitë me zhvillimin më të shpejtë në Evropë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?