By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murati vlerëson raportin e FMN-së: Kosova ndër ekonomitë me zhvillimin më të shpejtë në Evropë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Murati vlerëson raportin e FMN-së: Kosova ndër ekonomitë me zhvillimin më të shpejtë në Evropë
Kosovë

Murati vlerëson raportin e FMN-së: Kosova ndër ekonomitë me zhvillimin më të shpejtë në Evropë

admin
Last updated: 07/07/2026 12:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 07 korrik, Zhurnal.mk – Kosova pritet të mbetet ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë gjatë pesë viteve të ardhshme, pavarësisht ngadalësimit të përgjithshëm ekonomik në kontinent, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cituara nga Euronews.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vlerësuar raportin e publikuar nga Euroneës, i cili i referohet parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), sipas të cilave Kosova pritet të jetë ndër vendet me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë gjatë viteve të ardhshme.

Ndërsa eurozona pritet të shënojë një rritje mesatare prej vetëm 1.2 për qind në vit në periudhën 2027-2031, ekonomitë më të vogla evropiane, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor, parashikohet të rriten me ritëm dukshëm më të shpejtë.

Sipas FMN-së, Bashkimi Evropian në tërësi pritet të ketë një rritje mesatare prej 1.4 për qind në vit, ndërsa ekonomia globale rreth 3.2 për qind. Azia në zhvillim pritet të zgjerohet me 4.6 për qind në vit, India me 6.5 për qind dhe Afrika Sub-Sahariane me 4.6 për qind.

FMN vlerëson se Evropa do të vazhdojë të përballet me sfida strukturore, përfshirë borxhin e lartë publik, plakjen e popullsisë, produktivitetin e ulët, kostot e larta të energjisë dhe pasiguritë gjeopolitike, faktorë që do ta mbajnë rritjen ekonomike nën nivelet historike.

Megjithatë, Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor pritet të performojnë më mirë se mesatarja e eurozonës, duke përfituar nga ritmet më të larta të zhvillimit ekonomik dhe potenciali për konvergjencë me ekonomitë më të zhvilluara të Evropës.

Raporti i FMN-së thekson gjithashtu se për të ruajtur rritjen afatgjatë, vendet duhet të investojnë më shumë në infrastrukturë, arsim dhe inovacion, si dhe të forcojnë financat publike, në mënyrë që rritja ekonomike të mbështetet gjithnjë e më shumë në produktivitet dhe jo vetëm në zgjerimin e tregut të punës.

Sipas Euronews, ekonomitë e vogla evropiane pritet të vazhdojnë të tejkalojnë ritmin e rritjes së eurozonës edhe në fund të kësaj dekade, pavarësisht sfidave që përballen ekonomitë e kontinentit.

You Might Also Like

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga për negociatat e anëtarësimit në BE

Peci: Mërgimtarët do të kenë parking falas në hapësirat komunale në Mitrovicë

Pacolli dhe Ahmeti dakordohen për bashkëpunim, synohet ndërtimi i një deponie moderne për rajonin e Prishtinës

Dimal Basha përshëndet nënshkrimin e kontratës për autostradën Shkup–Bllacë: Projekt strategjik për ndërlidhjen rajonale

Ardhja e mërgimtarëve, nuk ka pritje në pikat kufitare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Granit Xhaka: Shpresoj që vajzat e mia të trashëgojnë ambicien dhe vullnetin tim
Next Article VLEN: BDI e pengoi 20 vite ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë për interesa korruptive
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Reklamimi zgjedhor para Gjykatës Kushtetuese: Nesër shqyrtohen iniciativat e “Levices” dhe “Demokratëve”
Maqedoni
Fondi apelon: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë
Maqedoni
Ministri Misajllovski në Samitin e NATO‑s në Ankara
Maqedoni
BDI: Përfaqësimi në Samitin e NATO‑s pa shqiptarë nuk është përfaqësim i shtetit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?