By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 614 mijë të punësuar në Maqedoninë e Veriut, mbi gjysma janë burra
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > 614 mijë të punësuar në Maqedoninë e Veriut, mbi gjysma janë burra
Ekonomi

614 mijë të punësuar në Maqedoninë e Veriut, mbi gjysma janë burra

admin
Last updated: 08/07/2026 20:33
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 korrik Zhurnal.mk – Numri i të punësuarve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 ka arritur në 614.334 persona, ndërsa mbi gjysmën e tyre e përbëjnë burrat, tregojnë të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas statistikave, 330.240 të punësuar janë burra, ndërsa 284.094 janë gra. Krahasuar me një vit më parë, numri i përgjithshëm i të punësuarve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,1 për qind.

Rënia, sipas Entit, lidhet kryesisht me uljen e numrit të të punësuarve në sektorin e industrisë përpunuese, ku është regjistruar një tkurrje prej 5,2 për qind.

Në të njëjtën kohë, rritje e punësimit është evidentuar në sektorin e akomodimit dhe shërbimeve ushqimore me 5,5 për qind, si dhe në veprimtaritë administrative dhe mbështetëse, ku numri i të punësuarve është rritur për 3,3 për qind.

Sa i përket përfaqësimit gjinor, gratë dominojnë vetëm në disa sektorë, përfshirë veprimtaritë financiare dhe të sigurimit, veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike, arsimin, shëndetësinë, si dhe artin, argëtimin dhe rekreacionin.

Dallimi më i madh në favor të grave është regjistruar në sektorin e shëndetësisë, ku janë të punësuara rreth 33 mijë gra, krahasuar me rreth 9 mijë burra.

You Might Also Like

Muja në Maqedoninë e Veriut, fokus bashkëpunimi në bujqësi dhe siguri ushqimore

12 kilometrat e parë të autostradës Prilep-Manastir pritet të hapen vitin e ardhshëm

MBPEU filloi me shpërndarjen e kartelave për naftë të gjelbër

Hoxha: Thellojmë bashkëpunimin institucional me Kosovën në bujqësi dhe sigurinë ushqimore

Bozhinovska në Vjenë: Prioritetet energjetike, partneritete të reja dhe forcimi i bashkëpunimit evropian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksioni policor në Burgun e Shutkës, reagoi Avokati i Popullit: Kemi dërguar një ekip në terren
Next Article Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni, shkoi në 3.2% për muajin qershor, doli edhe jashtë objektivit të Bankës për muajin qershor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?