By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raportohet për të paktën 14 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Raportohet për të paktën 14 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran
Bota

Raportohet për të paktën 14 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran

admin
Last updated: 09/07/2026 09:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Iran, 9 korrik Zhurnal.mk – Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 78 të tjerë janë plagosur në Iran gjatë dy ditëve të fundit, si pasojë e valës së fundit të sulmeve të kryera nga ushtria amerikane, njoftoi të enjten Ministria iraniane e Shëndetësisë.

Sulmet kanë goditur dhjetëra objektiva ushtarake në disa pjesë të vendit, ndërsa raportohen dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe viktima, shkruan CNN transmeton Klankosova.tv.

Sipas Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), forcat amerikane kanë goditur më shumë se 90 objektiva ushtarake në mbarë Iranin. Në mesin e tyre janë sisteme të mbrojtjes ajrore, pajisje të mbikëqyrjes bregdetare, depo raketash dhe dronësh, kapacitete detare, si dhe infrastrukturë logjistike ushtarake përgjatë vijës bregdetare të vendit.

Mediat shtetërore iraniane raportuan për shpërthime në disa qytete, kryesisht përgjatë bregdetit jugor, por edhe në provincën veriore Golestan, pranë Detit Kaspik.

Në qytetin-port të Chabaharit, në brigjet e Gjirit të Omanit, pranë kufirit me Pakistanin, u raportuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe shpërthime të fuqishme. Sipas mediave iraniane, një spital u dëmtua nga mbeturinat e shpërthimeve, ndërsa u goditën edhe dy kalata dhe një kullë e kontrollit të trafikut detar.

Në Iranshahr, një zjarrfikës humbi jetën gjatë një sulmi ndaj aeroportit të qytetit. Raportohet se sulmi dëmtoi ndërtesën e operacioneve të fluturimeve dhe stacionin meteorologjik të aeroportit.

Shpërthime u raportuan edhe në qytetin-port të Bushehrit. Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, deklaroi se objektiva në këtë qytet dhe në disa ishuj të Gjirit Persik ishin në shënjestër të sulmeve amerikane.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane Tasnim, predha goditën edhe qytetin bregdetar Bandar Abbas. CNN raportoi se pamjet e verifikuara nga rrjeti tregojnë shpërthime të shumta dhe zjarre të mëdha pranë portit Haqani.

Sulme dhe shpërthime u raportuan gjithashtu në ishullin Abu Musa, pranë Ngushticës së Hormuzit, si dhe në qytetet bregdetare Sirik, Jask dhe Konarak.

Në veri të Iranit, një urë hekurudhore në qytetin Aqqala, në provincën Golestan, u godit në atë që transmetuesi shtetëror IRIB e cilësoi si sulm amerikan. Megjithatë, në deklaratën e saj zyrtare, CENTCOM tha vetëm se kishte goditur objektiva përgjatë vijës bregdetare të Iranit, pa përmendur ndonjë operacion në veri të vendit.

Ndërkohë, në provincën jugperëndimore Khuzestan, pranë qytetit Ahvaz, tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, sipas agjencisë Fars, e cila citoi autoritetet lokale.

Mediat shtetërore iraniane raportuan gjithashtu se një ditë më parë tetë pjesëtarë të forcave ajrore dhe detare iraniane u vranë në sulmet ndaj Bandar Abbasit dhe Bushehrit.

You Might Also Like

Përplasja që “pasuroi” Iranin, si u krijuan rezervat kolosale të naftës miliona vjet më parë

Rritja e importeve nga Kina u hap dyer të reja bizneseve globale

Nuk i kryen pagesat e iPhone-it/ I riu hidhet nga shkëmbi, tërheq me vete edhe të atin, pas tyre hidhet edhe nëna

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

“Gusht i Zi” në Rusi, Putini përballet me krizë karburanti, rënie të rublës dhe sulme ukrainase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pogba mund të largohet nga Monaco, vendimi për të ardhmen e tij merret pas përgatitjeve verore
Next Article MINTI publikon çmimet e deritave të naftës për ditën e sotme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?