By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marrëveshja me Danimarkën, mbyllet Qendra e Paraburgimit në Gjilan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Marrëveshja me Danimarkën, mbyllet Qendra e Paraburgimit në Gjilan
Kosovë

Marrëveshja me Danimarkën, mbyllet Qendra e Paraburgimit në Gjilan

admin
Last updated: 09/07/2026 12:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk – Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka njoftuar se ka filluar procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, pas njoftimit zyrtar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas OAK-së, ky proces po zhvillohet në kuadër të zbatimit të Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e këtij objekti për ekzekutimin e dënimeve të shqiptuara nga autoritetet daneze.

“Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës jemi njoftuar zyrtarisht se ka filluar procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Sipas njoftimit, tashmë ka nisur edhe transferimi gradual i personave të privuar nga liria nga kjo qendër drejt institucioneve të tjera korrektuese.

“Procesi do të zhvillohet në faza, në përputhje me vlerësimet e sigurisë, kapacitetet akomoduese dhe nevojat operative të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, ka bërë të ditur OAK.

Oda e Avokatëve të Kosovës u ka bërë thirrje avokatëve që përfaqësojnë persona të privuar nga liria, të cilët deri më tani kanë qenë të vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, që të verifikojnë paraprakisht lokacionin e ri të klientëve të tyre.

“Me qëllim të shmangies së vonesave procedurale dhe garantimit të ushtrimit efektiv të mbrojtjes, Oda e Avokatëve të Kosovës i njofton të gjithë avokatët që përfaqësojnë persona të privuar nga liria që deri më tani kanë qenë të vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, të verifikojnë paraprakisht institucionin korrektues në të cilin ndodhen klientët e tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas OAK-së, ky njoftim ka për qëllim informimin me kohë të komunitetit të avokatëve dhe lehtësimin e komunikimit me klientët gjatë periudhës së tranzicionit.

“Oda e Avokatëve të Kosovës do të vazhdojë t’i përcjellë të gjitha njoftimet zyrtare me interes për ushtrimin e profesionit dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë proces”, përfundon njoftimi.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A mund të bëhet Maroku një fuqi e madhe futbolli?
Next Article ​IHMK bëhet pjesë e rrjetit evropian EUMETNET, hap i madh për meteorologjinë në Kosovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?