By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga konfliktet te e ardhmja e pasigurt, Mourinho përgatit bisedën vendimtare me yllin e skuadrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Nga konfliktet te e ardhmja e pasigurt, Mourinho përgatit bisedën vendimtare me yllin e skuadrës
Sport

Nga konfliktet te e ardhmja e pasigurt, Mourinho përgatit bisedën vendimtare me yllin e skuadrës

admin
Last updated: 09/07/2026 14:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka marrë personalisht përsipër të qetësojë situatën e krijuar rreth mesfushorit Federico Valverde, sipas raportimeve nga gazeta spanjolle “Marca”.

Pavarësisht një sezoni të trazuar dhe të mbushur me polemika, tekniku portugez e konsideron Valverden një nga shtyllat kryesore të projektit të tij të ri dhe synon ta mbajë atë si kapiten të ekipit të parë.

Sezoni i fundit nuk ishte aspak i lehtë për uruguaianin. Valverde pati përplasje me ish-trajnerin Xabi Alonso për shkak të aktivizimit jashtë pozicionit të tij natyral, ndërsa tensionet u rritën edhe më shumë në dhomat e zhveshjes pas një incidenti fizik me bashkëlojtarin Aurelien Tchouameni.

Problemet e tij vazhduan edhe në Kupën e Botës, ku sipas raportimeve ai pati mosmarrëveshje me trajnerin e Uruguait, Marcelo Bielsa, për shkak të metodave intensive të stërvitjes.

Kombëtarja uruguaiane më pas pësoi një eliminim befasues që në fazën e grupeve.

Aktualisht me pushime, Valverde dëshiron të qetësohet, të lërë pas periudhën e vështirë dhe të rikthehet me një mentalitet të ri.

Mourinho, ndërkohë, ka planifikuar një takim kokë më kokë me mesfushorin në fund të muajit korrik, me synimin për të ulur tensionet, për të hequr dyshimet rreth një largimi të mundshëm dhe për ta rikthyer lojtarin në nivelin e tij më të mirë.

Trajneri portugez beson se Valverde mbetet një element i padiskutueshëm i së ardhmes së Real Madridit dhe dëshiron ta shohë atë sërish si një lider në fushë dhe në dhomat e zhveshjes.

You Might Also Like

Ferid Veseli, shqiptari i vetëm në stafin e Maqedonisë së Veriut U-20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Lojërat Mesdhetare, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje

FIFA trondit Argjentinën me dënime të rënda – gjoba të majme dhe deri në 10 ndeshje pezullim

Goditje për Real Madridin para ndeshjes me Espanyolin, Mourinho konfirmon dy mungesa

U përfol për një marrëveshje me Barcelonën, Chivu flet për të ardhmen e Lautaros

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dogana e Shqipërisë: Tre zyrtarët e VLEN-it mund të kalonin lirshëm, por kanë preferuar të kthehen dhe mos kalojnë kufirin
Next Article Rama pritet nga Erdogan në Pallatin Presidencial në Ankara
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?