By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ligji për Përfaqësim, Pasholli: S’ka asnjë argument për ta mbështetur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ligji për Përfaqësim, Pasholli: S’ka asnjë argument për ta mbështetur
Maqedoni

Ligji për Përfaqësim, Pasholli: S’ka asnjë argument për ta mbështetur

admin
Last updated: 20/07/2026 15:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – BDI-ja thotë se nuk ka negociata me VMRO-DPMNE-në për të siguruar shumicën e Badenterit për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Arbana Pasholli sot përsëriti qëndrimin e opozitës se nuk ka asnjë arsye për të votuar ligjin, ndërsa rikujtoi se kanë dorëzuar amendamente, por shumica parlamentare nuk i ka pranuar.

“Ne me qëllim që të tregojmë konstruktivitetin tonë për një propozim të një rëndësie kaq të veçantë, propozuam amendamente të cilat jo vetëm që nuk u pranuan, por është hera e parë që unë dëshmoja mbrojtje të një propozim-ligji të cilin VLEN e quajti historik në heshtje. Domethënë, as zëvendëskryeministri Sali, as deputetët e VLEN-it, nuk arritën ta argumentojnë qartë jo për deputetët e opozitës nëse këtë e kanë bezdi, por për qytetarët të dëshmojnë pse ky propozim-ligj është i rëndësishëm dhe duhet të mbështetet. Në fakt nuk ka asnjë argument të arsyeshëm pse duhet ta mbështesin”, deklaroi Arbana Pasholli, Fronti Evropian.

Javën e kaluar, Ligji për Përfaqësim të Drejtë ishte në rend dite, por nuk u vendos në votim. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, në një deklaratë për Alsat tha se nuk ka pasur kushte për ta vendosur.

“Në bazë të rregullores, kryetari I Kuvendit vendos kur ka kushte të volitshme. Unë jam ai që jam kryetar kuvendi dhe do të vendosi atëherë kur mendoj se është më së miri të votohet ligji”, tha mw 18 korrik Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

Kur është ajo periudhë, kur do ta vendosni për votim.

“Është brenda kësaj kohe që do të vjen”, shtoi Gashi.

Megjithatë, opozita akuzon se shumica parlamentare po tenton ta kontrabantojë ligjin, pasi nuk i ka numrat e shumicës së badenterit dhe pret kohën kur të mungojnë deputetët e opozitës shqiptare.

Ligji për Përfaqësim të Drejtë premtohet tanimë dy vite, si zëvendësues i Balancuesit, apo veglës softuerike që ka garantuar përfaqësimin e komuniteteve në administratë. Zgjidhja ligjore u miratua në Qeveri në prill të këtij viti, megjithatë opozita e kundërshton ashpër për shkak se ligji bazohet kryesisht në meritokraci dhe nuk parashikon gjoba.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bulliqi: Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Industrial në Livadicë
Next Article Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?