By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier
Sport

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

admin
Last updated: 20/07/2026 15:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Alvaro Arbeloa ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e Fulhamit të ri dhe objektivat e tij të parë vijnë nga Real Madridi.

Sipas raportimit të “The Sun”, trajneri i ri i Fulhamit dëshiron të ribashkohet me dy futbollistët e rinj që i ka drejtuar te Real Madrid Castilla, Franco Mastantuono dhe Gonzalo Garcia. Arbeloa mori drejtimin e klubit londinez me një kontratë trevjeçare pas largimit të Marco Silvas dhe synon të përforcojë repartin ofensiv.

Gonzalo Garcia zhvilloi një sezon të mirë nën drejtimin e Arbeloas te Castilla, duke realizuar 10 gola në 32 paraqitje. Sulmuesi 22-vjeçar kishte shënuar edhe tetë gola nën drejtimin e Xabi Alonsos përpara ndryshimit në pankinë, duke konfirmuar potencialin e tij si një nga talentet më premtues të akademisë madrilene.

Ndërkohë, Franco Mastantuono, i cili iu bashkua Real Madridit nga River Plate verën e kaluar për rreth 38 milionë funte, gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të drejtuar nga Arbeloa. Mesfushori ofensiv 18-vjeçar zhvilloi 18 ndeshje dhe shënoi dy gola, ndërsa besohet se mund të largohet vetëm në formë huazimi nëse arrihet një marrëveshje.

Fulhami është në kërkim të alternativave në sulm pas largimit të Harry Wilson, i cili iu bashkua Leeds Unitedit, si dhe rikthimit të Raul Jimenez te Wolverhamptoni pas përfundimit të kontratës së tij.

Klubi londinez po monitoron gjithashtu situatën e mesfushorit të Southamptonit, Shea Charles, megjithëse “Shenjtorët” kanë refuzuar tashmë dy oferta nga Leeds Unitedi dhe e vlerësojnë kartonin e tij rreth 25 milionë funtesh.

Në anën tjetër, ish-mesfushori i Tottenhamit, Yves Bissouma, është duke u stërvitur në qendrën stërvitore të Fulhamit në Motspur Park pasi u largua nga Spurs, por drejtuesit e klubit nuk janë duke shqyrtuar aktualisht mundësinë e transferimit të reprezentuesit të Malit.

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ligji për Përfaqësim, Pasholli: S’ka asnjë argument për ta mbështetur
Next Article Policia e Kosovës avancon kapacitetet në kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje në Shqipëri
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?