By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Meta gjobitet me 567 milionë dollarë të tjera për rreziqet ndaj fëmijëve në rrjetet sociale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Meta gjobitet me 567 milionë dollarë të tjera për rreziqet ndaj fëmijëve në rrjetet sociale
Teknologji

Meta gjobitet me 567 milionë dollarë të tjera për rreziqet ndaj fëmijëve në rrjetet sociale

admin
Last updated: 07/08/2026 10:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një gjykatës në New Mexico ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë edhe 567 milionë dollarë për dështimin e saj për të paralajmëruar publikun mbi rreziqet që platformat e saj paraqesin për fëmijët.

Kjo e çon shumën totale të gjobave ndaj kompanisë në këtë çështje në 942 milionë dollarë.

Gjykatësi Bryan Biedscheid e cilësoi Metën si një “shqetësim publik”, duke e krahasuar ndikimin e platformave të saj me ndotjen e shkaktuar nga një fabrikë.

Sipas tij, dëmet psikologjike dhe rreziqet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve janë pasoja që duhet të reduktohen.

Çështja nisi nga një padi e vitit 2023 nga shteti i New Mexicos, i cili argumentoi se platformat si Instagram dhe Facebook i ekspozonin fëmijët ndaj përmbajtjeve të dëmshme dhe kontakteve me persona të rrezikshëm. Gjykata gjeti se algoritmet e Metës i orientonin përdoruesit e rinj drejt përmbajtjeve problematike.

Meta, e cila zotëron Instagram, Facebook, WhatsApp dhe Threads, ka deklaruar se nuk pajtohet me vendimin dhe do ta apelojë. Kompania thotë se punon për sigurinë e përdoruesve dhe se pretendimet kundër saj nuk pasqyrojnë përpjekjet e saj për mbrojtjen e adoleshentëve online.

Një pjesë e madhe e fondit prej 567 milionë dollarësh do të përdoret për trajtimin e dëmeve të shkaktuara te fëmijët, përmes programeve të shëndetit mendor dhe mbështetjes profesionale. Gjithashtu, fondet do të shërbejnë për trajnime të mësuesve dhe profesionistëve të shëndetit mbi ndikimet negative të rrjeteve sociale.

Gjykatësi urdhëroi gjithashtu masa të reja sigurie, përfshirë kufizimin e kontakteve mes të rriturve dhe të miturve, ndalimin e shpërndarjes së imazheve nudo nga përdoruesit nën 18 vjeç, heqjen e numrit të pëlqimeve për të rinjtë dhe kufizimin e kohës së përdorimit të Instagramit dhe Facebook-ut. Ndërkohë, Meta përballet me mijëra padi të tjera në SHBA për çështje të ngjashme.

You Might Also Like

Rikthehet legjenda e muzikës digjitale Winamp

OpenAI ndryshon ChatGPT-në, nuk lejon më shkrime në stilin e autorëve të famshëm

Ora e parë inteligjente e Nothing do të lansohet në shtator

God of War Laufey do të vijë në PlayStation 5 në shkurt

Me Health in ChatGPT, mund të analizoni ilaçet dhe analizat – veçori e re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Man City e shet një rezervistë për 50 milionë euro, plus mban edhe 20 për qind të kartonit
Next Article Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë Trumpit të rikthejë sanksionet ndaj Dodikut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar
Maqedoni
Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?
Maqedoni TOP LAJM
Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë
Maqedoni
Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?