By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

admin
Last updated: 27/10/2026 19:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Gaza, 27 tetor argument.mk/ – Kosova është e gatshme të dërgojë trupa në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), por dislokimi i tyre varet nga gatishmëria e kësaj force për t’i pranuar, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Kosovës për gazetën “The Times of Israel”.

Siç shkruan gazeta izraelite, Kontributi i Kosovës në këtë mision do të përfshijë një ekip për çminimin dhe asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD), një komandant kontingjenti që do të shërbejë si oficer ndërlidhës, si dhe personel shtesë.

Ministria nuk ka bërë të ditur numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve që do të përfshihen në kontingjent.

“Ekipi EOD i Kosovës është i gatshëm dhe do të dislokohet sapo ISF-ja të jetë e përgatitur për ta pranuar. Koha e dislokimit do të përcaktohet nga ISF-ja, në koordinim me autoritetet përkatëse dhe në përputhje me gatishmërinë e misionit”, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes në përgjigjen me shkrim për gazetën izraelite.

Sipas ministrisë, përgatitjet për këtë mision kanë përfshirë edhe trajnimin e pjesëtarëve të Kosovës nga forcat partnere në muajin maj. Kjo pasoi një vizitë vlerësuese të një ekipi të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza, më 26 prill, për të shqyrtuar zonën ku pritet të veprojnë trupat kosovare.

Detyrat konkrete të pjesëtarëve të Kosovës do të përcaktohen në koordinim me ISF-në, në varësi të zhvillimit të misionit, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Kosova e nënshkroi zyrtarisht marrëveshjen e pjesëmarrjes me Bordin e Paqes dhe Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit më 7 shtator. Në këtë mision janë zotuar të marrin pjesë edhe vende të tjera, përfshirë Marokun dhe Kazakistanin.

Në korrik, një delegacion i vogël ushtarësh nga Kosova mbërriti në Izrael në kuadër të përgatitjeve paraprake për misionin. Një delegacion i ngjashëm nga Maroku kishte mbërritur një muaj më herët.

Ndërkohë, Shqipëria e ka finalizuar marrëveshjen e pjesëmarrjes në ISF gjatë fundjavës. Sipas një deklarate të Bordit të Paqes, oficerët shqiptarë të ndërlidhjes pritet të dislokohen në rajon gjatë muajit nëntor.

Marrëveshja, e nënshkruar të premten në një ceremoni ku morën pjesë komandanti i ISF-së, gjeneralmajori amerikan Jasper Jeffers, dhe zyrtarë të lartë të mbrojtjes shqiptare, parasheh mbështetje për operacionet e sigurisë dhe planifikimin e operacioneve të misionit.

Megjithatë, dislokimi i forcës ndërkombëtare në Gaza ende nuk ka nisur. Plani i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i cili synon të sigurojë zonat nga të cilat tërhiqen trupat izraelite, të mbështesë procesin e çarmatimit të Hamasit, të trajnojë policinë palestineze dhe të mbrojë operacionet humanitare, është përballur me vonesa dhe mosmarrëveshje.

Përplasjet kryesore lidhen me çarmatimin e Hamasit, tërheqjen e trupave izraelite dhe rindërtimin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se Hamasi duhet të çarmatoset plotësisht dhe Gaza të demilitarizohet para tërheqjes së trupave dhe nisjes së rindërtimit, ndërsa Bordi i Paqes ka mbështetur një tërheqje graduale, të lidhur me verifikimin e çarmatimit.

Sipas planit amerikan, ISF-ja pritet të ndihmojë në sigurinë e zonave nga të cilat largohen trupat izraelite, në trajnimin e policisë palestineze dhe në krijimin e kushteve për hyrjen e një komiteti të teknokratëve palestinezë që do të administronte territorin.

You Might Also Like

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Kurti i pret në zyrë përfaqësuesit e “Koalicionit Shqiptar” që fituan dy mandate në Parlamentin e Serbisë: Bashkimi duhet të vazhdojë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Next Article Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?