By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Turistët e huaj popullojnë Durrësin: Plazh i bukur, mikpritje dhe çmime të arsyeshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Turistët e huaj popullojnë Durrësin: Plazh i bukur, mikpritje dhe çmime të arsyeshme
Shqipëri

Turistët e huaj popullojnë Durrësin: Plazh i bukur, mikpritje dhe çmime të arsyeshme

admin
Last updated: 10/08/2026 09:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të mbetet një ndër zgjedhjet e preferuara për turistët e huaj që zgjedhin të kalojnë pushimet verore në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me përshtypjet e pushuesve nga e gjithë bota që po i kalojnë këto ditë të nxehta vere në bregdetin e Adriatikut.

Rama u shpreh se Durrësi mbetet një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj, ku deti, historia, kultura dhe mikpritja shqiptare krijojnë një përvojë të veçantë për çdo vizitor.

Në videon e publikuar, vizitorë nga Gjermania, Holanda, Anglia, Republika Çeke, Italia dhe vende të tjera shprehen pozitivisht për bregdetin, klimën, mikpritjen dhe çmimet në Durrës.

“Është plazh i madh. Është shumë nxehtë, por na pëlqen të jemi këtu, është relaksuese”, shprehet një prej turistëve.

Të tjerë vlerësojnë vijën bregdetare dhe klimën e qytetit, duke e cilësuar Durrësin një destinacion të përshtatshëm për pushime.

“Më ka lënë një shije të mirë Durrësi, moti është shumë i mirë, plazhi më pëlqen shumë dhe njerëzit janë miqësorë”, shprehet një tjetër vizitor.

Në dëshmitë e tyre, turistët veçojnë edhe mikpritjen shqiptare dhe çmimet, të cilat i konsiderojnë të arsyeshme krahasuar me destinacione të tjera.

“Qytetarët këtu janë shumë miqësorë. Ushqimi është i mirë dhe i lirë, kjo është perfekte”, shprehet një turist, ndërsa një tjetër thekson se çmimet janë të favorshme dhe njerëzit janë të sjellshëm dhe të gatshëm për të ofruar ndihmë.

Për disa prej tyre, Durrësi është një alternativë e mirë për t’i shpëtuar temperaturave të larta dhe për të shijuar detin, ndërsa krahasojnë klimën shqiptare me atë të vendeve nga vijnë.

“Është vendi perfekt për të kaluar këtë të nxehtë, krahasuar me Anglinë që për momentin është pak ftohtë”, shprehet një vizitor nga Londra.

Në fund, turistët shprehen se do t’ua rekomandonin Shqipërinë miqve dhe familjarëve të tyre, ndërsa disa prej tyre premtojnë se do të rikthehen sërish.

“Patjetër që do t’ua sugjeroja miqve që të vizitojnë Shqipërinë. Do t’ua këshilloja miqve të mi të vijnë këtu, merrni edhe familjet tuaja. Do të vijmë përsëri. Unë do të thoja: eja në Shqipëri”, shprehet një prej tyre.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Shëndetësisë hap thirrjen për teknikët e shkencave mjekësore, aplikimet deri më 24 gusht
Next Article Deputeti ukrainas reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Gabim diplomatik, do vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?