By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhenur Iseni: 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të kalojë pa u përmendur Arbën Xhaferi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhenur Iseni: 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të kalojë pa u përmendur Arbën Xhaferi
Maqedoni

Xhenur Iseni: 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të kalojë pa u përmendur Arbën Xhaferi

admin
Last updated: 12/08/2026 10:41
By admin 2 Min Read
Share
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90
SHARE

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Analisti Xhenur Iseni, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka theksuar rëndësinë e figurës së Arbën Xhaferit në kuadër të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Iseni vlerëson se përvjetori i marrëveshjes historike nuk duhet të shënohet pa përmendur kontributin dhe rolin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi.

“Shënimi i 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të kalojë pa u përmendur Arbën Xhaferi. Sepse pas çdo marrëveshjeje historike ka njerëz që e kuptojnë kohën para se koha t’i kuptojë ata”, ka shkruar Iseni.

Sipas tij, Xhaferi nuk ishte vetëm pjesëmarrës në një proces politik, por një nga figurat që e kishte kuptuar rëndësinë e ndërtimit të paqes mbi bazën e barazisë, dinjitetit dhe bashkëjetesës.

“Xhaferi nuk ishte thjesht pjesëmarrës në një proces politik. Ai ishte një nga mendjet që e kuptoi se paqja nuk ndërtohet mbi fitues e të humbur, por mbi barazi, dinjitet dhe bashkëjetesë”, thekson Iseni.

Ai shton se 25 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, mund të ketë diskutime të shumta për zbatimin dhe rëndësinë e saj, por, sipas tij, roli i Arbën Xhaferit në këtë histori nuk duhet të harrohet.

“Sot, 25 vjet më pas, shumë gjëra mund të diskutohen për Marrëveshjen e Ohrit. Por një gjë nuk mund të harrohet: emri i Arbën Xhaferit është pjesë e historisë së saj”, ka përfunduar Iseni.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Burri i Rita Orës do të jetë nikoqir, ndërsa Bebe Rexha do të performojë në mbrëmjen e rëndësishme humanitare të amfAR
Next Article Ali Ahmeti përkujton viktimat e Lubotenit: Plagët e historisë nuk mbyllen duke i harruar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?