By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qielli do të errësohet, ja kur pritet të shihet eklipsi në Maqedoninë e Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qielli do të errësohet, ja kur pritet të shihet eklipsi në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

Qielli do të errësohet, ja kur pritet të shihet eklipsi në Maqedoninë e Veriut

admin
Last updated: 12/08/2026 12:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Sot, në pjesë të caktuara të botës do të ndodhë një eklips i plotë i Diellit. Ky fenomen do të përfshijë pjesët veriore dhe perëndimore të planetit, nga Poli i Veriut dhe Groenlanda, përmes Islandës, deri në Spanjë dhe disa pjesë të Ishujve Balearikë, ku Hëna do ta mbulojë plotësisht diskun e Diellit. Në pjesën më të madhe të Evropës, eklipsi do të jetë i pjesshëm.

Sipas NASA-s, kohëzgjatja maksimale e eklipsit do të jetë 2 minuta e 18 sekonda mbi Detin e Grenlandës, ndërsa gjerësia e brezit të hijes së plotë do të jetë rreth 290 kilometra.

Astronomët u bëjnë thirrje qytetarëve të mos shikojnë drejtpërdrejt Diellin gjatë eklipsit të pjesshëm pa syze mbrojtëse me certifikim zyrtar ISO 12312-2.

Sipas ekspertëve, eklipsi nuk duhet të vëzhgohet as përmes dylbive, teleskopëve apo pajisjeve të tjera optike pa mbrojtjen e duhur.

Shikimi drejtpërdrejt në Diell pa mbrojtje të përshtatshme mund të shkaktojë dëmtime serioze dhe të përhershme të shikimit, paralajmërojnë ekspertët.

Në Maqedoni do të mund të shihet një eklips i pjesshëm i Diellit. Fenomeni do të fillojë në ora 19:29, ndërsa faza maksimale do të jetë rreth 19:35–19:36, pak para perëndimit të Diellit. Për detaje mbi orarin dhe dukshmërinë, mund të konsultohen të dhënat për Shkupin në Time and Date./TV21

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Kasami: Komuna duhet të jetë pranë qytetarit
Next Article Izet Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit hodhi themelet për një koncept të ri shtetëror
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?