By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpallet epidemi në disa komuna të Shkupit për ethet e Nilit Perëndimor! Humb jetën një pacient 83-vjeçar, që kishte sëmundje të tjera shoqëruese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shpallet epidemi në disa komuna të Shkupit për ethet e Nilit Perëndimor! Humb jetën një pacient 83-vjeçar, që kishte sëmundje të tjera shoqëruese
Maqedoni

Shpallet epidemi në disa komuna të Shkupit për ethet e Nilit Perëndimor! Humb jetën një pacient 83-vjeçar, që kishte sëmundje të tjera shoqëruese

admin
Last updated: 12/08/2026 13:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, së bashku me përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik, Qendrës së Shëndetit Publik Shkup dhe Klinikës së Sëmundjeve Infektive, në konferencën e sotme për shtyp informuan për situatën epidemiologjike lidhur me ethet e Nilit Perëndimor në vend.

– Po e informojmë publikun në kohë dhe në mënyrë transparente për situatën me ethet e Nilit Perëndimor. Kjo nuk është një sëmundje e re; ajo ka qenë e pranishme edhe gjatë viteve të mëparshme, ndërsa këtë vit, për shkak të situatës aktuale epidemiologjike, numrit të rasteve të konfirmuara dhe aktivitetit të virusit, u paraqit nevoja për një reagim më të fuqishëm institucional. Po e ndjekim situatën në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, Qendrat e Shëndetit Publik, Komisionin për Sëmundje Infektive dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive, me qëllim që rastet të identifikohen dhe të trajtohen në kohë, si dhe të parandalohet shfaqja e rasteve të reja – theksoi Andovski.

Ai porositi se nuk ka vend për panik, por nevojiten kujdes dhe përgjegjësi, përkatësisht qytetarët duhet të ndërmarrin masa për mbrojtje personale, të veshin rroba të përshtatshme dhe të shmangin vendet ku ekspozimi ndaj mushkonjave është më i madh.

Dr. Marija Goçevska nga Instituti i Shëndetit Publik informoi se, deri më 11 gusht, janë regjistruar gjithsej 26 raste, prej të cilave dy janë raste të mundshme. Nga këto, 25 persona janë nga Shkupi dhe një nga Velesi. Sa i përket grupmoshës, dr. Goçevska bëri të ditur se 22 persona janë mbi 60 vjeç.

– Bëhet fjalë për raste autoktone nga vendi ynë, ndërsa një person ka udhëtuar në Greqi. Të gjitha rastet janë me formë neuroinvazive – sqaroi dr. Goçevska.

Dr. Zlatko Arsienievski nga Qendra e Shëndetit Publik Shkup informoi se dje u shpall epidemi në disa komuna të prekura të qytetit të Shkupit, si Kisella Voda, Gazi Babë, Aerodrom, Butel dhe Ilinden, si dhe në vendbanimet e prekura Draçevë, Përzhinë, Lisiçe e Poshtme, Kadino dhe Jurumleri.

Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë ta informojë publikun në kohë dhe në mënyrë transparente për të gjitha ndryshimet relevante në situatën lidhur me këtë sëmundje.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pollozhani: Marrëveshja e Ohrit hapi rrugën për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve
Next Article Qyteti i Shkupit: Nuk ka bakterie në ujin e Shkupit, ky është një sulm i orkestruar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?