By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

admin
Last updated: 12/08/2026 21:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht Zhurnal.mk – 71-vjeçarja Shefije Jakupi nga fshati Zajaz i Kërçovës është falur nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me ç’rast dënimi i saj është shkurtuar për 1 vit e 6 muaj. Ajo ishte dënuar me 20 vite burg, që do të thotë se së shpejti pritet të lirohet.

Historia e jetës së kësaj gruaje është e dhimbshme dhe e errët. Kur ishte 18 vjeçe, ajo u martua me mblesëri me 24-vjeçarin Abaz. Të dy u takuan për herë të parë në dasmën e tyre dhe menjëherë pas kësaj u shpërngulën për të jetuar në Gjermani.

Por, në vend që të jetonin ëndrrën gjermane, fati i tyre u kthye në një histori që ngjan me skenar filmi. Sipas dëshmisë së saj, bashkëshorti e keqtrajtonte dhe e rrihte, e mbyllte në dhomë dhe nuk i jepte as një copë bukë.

Një ditë, pas 34 vitesh martesë, gjatë një konflikti dhe përleshjeje në shtëpi, Shefija mori një sëpatë dhe e vrau Abazin. Pasi u sigurua se ai nuk merrte më frymë, ajo e copëtoi trupin e tij me një prerëse elektrike për bukë.

Pjesën më të madhe të mbetjeve të trupit e futi në një qese të zezë, të cilën e hodhi në një kontejner. Trupi i Abazit nuk u gjet kurrë, pasi përfundoi në makinën për grumbullimin dhe shtypjen e mbeturinave.

Dëshmi për ngjarjen e rëndë ishin vetëm mbetjet që ajo i kishte hedhur në guaskën e tualetit, duke shkaktuar bllokimin e kanalizimit në ndërtesën ku jetonin në qytetin gjerman të Dyseldorfit.

Pas vrasjes, gruaja u kthye në Kërçovë, ndërsa policia e gjeti në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar.

„Më rrihte, pinte, shkonte pas grave të tjera… Katër herë kam përfunduar në spital pasi më rrihte. Kam duruar, kam duruar për vite, por një ditë nuk munda më“, kishte deklaruar Shefija në një intervistë për „Fokus“ në burgun e Idrizovës, para katër vitesh.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Next Article Aksident i rëndë në autostradën Tetovë–Shkup, vetura përfundon poshtë mbikalimit në afërsi të Llaskarcës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?