By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkroi në ChatGPT planet për përdhunimin dhe vrasjen e ish-të dashurës, OpenAI njofton FBI-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Shkroi në ChatGPT planet për përdhunimin dhe vrasjen e ish-të dashurës, OpenAI njofton FBI-në
Teknologji

Shkroi në ChatGPT planet për përdhunimin dhe vrasjen e ish-të dashurës, OpenAI njofton FBI-në

admin
Last updated: 17/08/2026 11:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

OpenAI raportoi në FBI një 25-vjeçar nga Florida, pasi ky i fundit shkroi në ChatGPT plane të hollësishme për përdhunimin dhe vrasjen e ish-të dashurës.

Darren Zhou i shkroi chatbot-it se do ta vriste të dashurën deri në fund të muajit.

Sipas hetuesve, ish-analisti i një banke të njohur iu drejtua ChatGPT-së në mars për të diskutuar ndarjen nga lidhja gjashtëmujore.

Ai tregoi xhelozinë ndaj burrave që e rrethonin ish-partneren dhe dëshirën për t’u ribashkuar me të.

Mesazhet u shndërruan më pas në kërcënime për përdhunim dhe vrasje.

Kërcënimet e tij u zgjeruan dhe përfshinë edhe familjen e 21-vjeçares.

OpenAI lejon shqyrtimin e bisedave nga punonjësit dhe njoftimin e autoriteteve kur zbulohet një rrezik serioz për persona të tjerë.

Në maj, FBI-ja i dorëzoi Zyrës së Sherifit të Qarkut Palm Beach bisedat e Zhou-s gjatë dy muajve.

Një efektiv vlerësoi se mesazhet nuk ishin shpërthime të paqarta emocionale, por tregonin një model planifikimi.

Ish-e dashura tha se ishte ndarë prej tij për shkak të sjelljes së çrregullt, xheloze dhe kontrolluese.

Pas ndarjes, Zhou dyshohet se e përndoqi me telefonata, mesazhe dhe komunikime kërcënuese në rrjetet sociale.

Policia e arrestoi në maj, ndërsa ai u lirua pas dy ditësh kundrejt një garancie prej 100 mijë dollarësh.

Prokuroria e akuzoi për përndjekje të rëndë, kërcënime me shkrim për vrasje dhe përdorim të paligjshëm të telefonit celular.

Më 13 gusht, Zhou u deklarua fajtor për të tria akuzat dhe arriti një marrëveshje që e shmangu burgimin.

Gjykata e dënoi me tetë vjet mbikëqyrje nga shërbimi i provës dhe vendosi ndaj tij një sërë kufizimesh.

You Might Also Like

Google prezanton Argon, modelin e ri të AI-së

Televizori në dyqan duket fantastik, por në shtëpi shumë më keq – pse ndodh kjo

Gemini 4 Argon, Google sjell modelin e ri me fokus te siguria kibernetike

“Super Intelligence” e Trumpit ndez garën për domenet ”.si”

AUSTRALI – OpenAI i kërkon ndjesë qeverisë pas aksesit të paautorizuar të faqeve të saj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article RENEA arreston të shumëkërkuarin Ylli Zalla në Krujë, i shmangej drejtësisë prej vitit 2025
Next Article Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë – katër vetura u goditën, lëndohet rëndë polici
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?