By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Google sjell syzet e reja me AI, por ka diçka që ato nuk lejohen ta shohin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Google sjell syzet e reja me AI, por ka diçka që ato nuk lejohen ta shohin
Teknologji

Google sjell syzet e reja me AI, por ka diçka që ato nuk lejohen ta shohin

admin
Last updated: 16/11/2026 12:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Google dhe Samsung po sjellin një risi të rëndësishme në botën e syzeve inteligjente, duke prezantuar teknologji që synon të mbrojë privatësinë e njerëzve nga fotografimi dhe regjistrimi pa dijeninë e tyre.

Syzet e reja Android XR, të zhvilluara nga Samsung në bashkëpunim me Warby Parker dhe Gentle Monster, do të përdorin Al për të turbulluar automatikisht fytyrat e njerëzve në pamjet që dërgohen për përpunim në serverët e Google.

Sipas Shahram Izadi, drejtues i platformës Android XR në Google, kjo teknologji është krijuar për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme rreth privatësisë.

Kur përdoruesi i kërkon asistentit Gemini të përkthejë një tabelë apo të identifikojë një objekt, fytyrat e personave që ndodhen në pamje do të turbullohen përpara se imazhi të dërgohet për përpunim.

Google ka konfirmuar gjithashtu se fotografitë dhe videot e përdorura gjatë këtyre kërkesave nuk do të ruhen në historikun e Gemini dhe nuk do të përdoren për trajnimin e Al apo personalizimin e reklamave.

Një tjetër masë sigurie është drita LED në pjesën e përparme të syzeve, e cila sinjalizon kur kamera është aktive. Nëse kjo dritë mbulohet ose çaktivizohet, kamera nuk do të funksionojë.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se asnjë sistem nuk garanton mbrojtje të plotë, pasi teknologjia mund të mos arrijë t’i identifikojë dhe turbullojë të gjitha fytyrat.

Syzet Samsung Intelligent Eyewear tashmë janë në dispozicion për porositje paraprake, me çmime që fillojnë nga 395 dollarë.

Ato përfshijnë kamerë ultra të gjerë 12 megapikselë, altoparlantë, mikrofon dhe bateri me autonomi deri në nëntë orë. Dërgesat e para në SHBA dhe Korenë e Jugut pritet të nisin më 10 dhjetor 2026.

Me këto masa, Google synon t’i bëjë syzet inteligjente më të sigurta për përdoruesit dhe njerëzit që ndodhen përreth tyre.

You Might Also Like

Telegram bllokohet në Jordani, autoritetet zbulojnë arsyet e vendimit

YouTube, Facebook apo TikTok? Ja cilin rrjet social përdorin më shumë amerikanët

10 vjet punë dhe mbi një miliard dollarë – si u krijua GTA 6?

GTA 6 fsheh shumë më tepër sesa mendonim – zbulohen tri detaje që do t’i befasojnë lojtarët

Objekt misterioz pranë Tokës – a mund të jetë anija sovjetike e zhdukur dekada më parë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Next Article Kraki i del kundër Kurtit për energjinë: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa të, dy herë dështim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?