By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 35 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor, 3 të dyshuara dhe 3 viktima!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 35 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor, 3 të dyshuara dhe 3 viktima!
Maqedoni

35 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor, 3 të dyshuara dhe 3 viktima!

admin
Last updated: 17/08/2026 12:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk –  Aktualisht ka 35 raste të konfirmuara dhe tre raste të dyshuara me ethe të Nilit Perëndimor, të cilat janë në proces diagnostikimi, përcjell TV21. Gjashtë pacientë janë në gjendje kritike dhe ndodhen në kujdes intensiv në Klinikën Infektive.

Nga rastet e konfirmuara, shumica janë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa një pacient po trajtohet në një institucion shëndetësor privat, bëri të ditur sot në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Ministri shtoi se deri më tani janë regjistruar tre raste të vdekjes, ndërsa 15 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga Klinika Infektive.

Ai theksoi se aktualisht Athina është zona më aktive në Evropë sa i përket etheve të Nilit Perëndimor. Në Greqi deri tani janë regjistruar 81 raste me formë neuroinvazive dhe nëntë persona kanë vdekur, ndërsa tashmë janë shfaqur raste edhe në zonat kufitare me Maqedoninë e Veriut.

“Kapacitetet shëndetësore diagnostikuese janë ngritur në nivel maksimal. Nëse vitet e kaluara bëheshin rreth 40 analiza në vit, tani jemi në ritmin prej 4 deri në 8 analizash në ditë. Duhet të kujtojmë se për konfirmimin përfundimtar të diagnozës nevojiten dy teste të pavarura”, tha Klekovski.

Ai shtoi se tashmë janë informuar të gjithë mjekët që mund të vijnë në kontakt me pacientë potencialisht të infektuar.

“Janë informuar të gjitha repartet infektive, mjekët amë dhe familjarë, Klinika e Neurologjisë, si dhe neurologët në përgjithësi. Pra, gatishmëria dhe kapaciteti për njohjen dhe diagnostikimin e sëmundjes janë në dispozicion”, theksoi Klekovski.

Ministri tha gjithashtu se gjatë hartëzimit të rasteve duhet bërë dallim mes vendbanimit të pacientëve dhe vendit ku ata janë infektuar me virusin.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndalohet 67 vjeçari nga Manastiri pasi dyshohet se shkaktoi zjarr
Next Article Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?